LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi arrin të miratojë katër pika të rendit të ditës

​Kuvendi arrin të miratojë katër pika të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës me 75 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Deputetët me 68 vota për kanë miratuar edhe rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kuvendi ka arritur të votojë edhe Raportin Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.


Gjithashtu është votuar edheFormimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Seanca e sotme e Kuvendit po shoqërohet me mungesë të kuorumit në vendimmarrje, ku në shumicën e pikave të rendit të ditës nuk po marrin pjesë fare në votim. /Telegrafi/