Edhe pse përmenden ëmbëlsirat, kafeja dhe cigaret, si gjërat që dëmtojnë më shumë dhëmbët tuaj, hulumtimet tregojnë se edhe disa ushqime të shëndetshme mund ta dëmtojnë buzëqeshjen e përsosur.
Edhe pse këto ushqime të shëndetshme mund të ndihmojnë me shumë probleme shëndetësore, nga ana tjetër, ato nuk janë shumë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.
Çaj i zi
Vera e kuqe, çajet dhe kafeja mund të lënë njolla të zeza, por çaji i zi lë më shumë njolla të zeza në dhëmbë.
Agrumet
Lëngu i limonit i dëmton shumë dhëmbët, si dhe lëngu i grejpfrutit dhe portokallit, ndaj duhet ta shpërlani gojën pasi ta konsumoni.
Çaji bimor
Çaji ka vetëm përfitime shëndetësore, por çaji i tepërt mund t’i dëmtojë dhëmbët tuaj. Çaji i zi dhe çaji bimor shkaktojnë erozion. Megjithatë, nuk ka nevojë të hiqni dorë nga çaji. Thjesht flisni me dentistin tuaj nëse jeni të shqetësuar.
Frutat e thata
Frutat e thata janë një fatkeqësi e dyfishtë dentare për shkak të përqendrimit të lartë të sheqerit dhe ngjitjes. Shmangni ngrënien e tyre si meze të lehtë, ndërsa më së miri është që t’i përzieni në sallata. Dhe rregulli i artë për dhëmbët është të konsumoni patjetër fruta të freskëta. /Telegrafi/