Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi të marrë më 21 maj të këtij viti nuk ka gjetur shkelje kushtetuese lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme që kishte detyruar të dënuarin Albert Krasniqi të kthente shumën prej 3 mijë e 740 euro, të përfituar përmes pensionit të veteranit të rrejshëm.
Gjykata Kushtetuese përmes këtij vendimi të marrë kërkesën e të dënuarit Krasniqi për shkelje kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme.
Albert Krasniqi ishte dënuar nga Gjykata e Pejës për aktakuzën e Prokurorisë së Pejës, që e ngarkonte atë me vepër penale – legalizim i përmbajtjes së rreme.
Kështu Krasniqi ishte dënuar nga Gjykata e Pejës pasi duke prezantuar dokumente të falsifikuara kishte përfituar pagën e veteranit të UÇK-së, duke i shkaktuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dëm prej 3,740 euro.
Krasniqi ishte dënuar me dënim me burg prej 6 muajve i cili dënim me pëlqimin e tij i ishte zëvendësuar me gjobë prej 1,200 euro, si dhe ishte obliguar që MPMS-së t’i kthejë shumën prej 3 mijë e 740 euro.
Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, e cila e kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes si të pabazuar.
Albert Krasniqi kundër aktgjykimit të Gjykatës së Pejës dhe asaj të Apelit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë pranë Gjykatës Supreme, me pretendimin për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe zbatim të gabuar të ligjit penal, raporton Kallxo.
Gjykata Supreme përmes aktgjykimit e kishte refuzuar këtë kërkesë si të pabazuar, duke thënë ndër të tjera se dënimi plotësues për kthimin e dëmit, dhe aktgjykimet e kontestuara para kësaj Gjykate ishin të qarta dhe pa kontradikta me vetveten.
Por i akuzuari Krasniqi përmes avokatit të tij çështjen e dënimit plotësues- kthimin e mjeteve të përfituara nga statusi i veteranit, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, me pretendimin se ky dënim është shqiptuar pa prova relevante, e pa pasur ekspertizë për dëmin.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka konstatuar se parashtruesi i kërkesës, në këtë rast i dënuari Albert Krasniqi, nuk ka arritur të dëshmojë se me vendimin e Gjykatës Supreme atij i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë e të paanshëm, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.
“Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të dëshmojnë se me vendimin e kontestuar i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 te KEDNJ-se. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 te KEDNJ-se është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese në vendim thotë se procedurat ndaj të akuzuarit Krasniqi të ndjekura pranë gjykatave të rregullta, nuk kanë qenë të padrejta apo arbitrare.
“Gjykata vëren se arsyetimi i gjykatave te rregullta, duke iu referuar pretendimeve te parashtruesit të kërkesës për shkelje të legjislacionit penal, është i qartë dhe, pas shqyrtimit të të gjitha procedurave, Gjykata gjithashtu konstaton se procedurat ne gjykatat e rregullta nuk kanë qenë të padrejta apo arbitrare”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.
Sipas Gjykatës Kushtetuese fakti se parashtruesi i kërkesës nuk është i kënaqur me rezultatin e vendimeve të gjykatave të rregullta apo përmendja e neneve kushtetuese nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim për shkelje kushtetuese. Sipas Gjykatës kur pretendohet për shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës duhet të sigurojë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje