Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ka moszbatim të vendimeve të Gjykatës lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit dhe atë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Kushtetuta e Kosovës përcakton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin si dhe për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjykata përmes mekanizmave të saj dhe në mënyrë periodike vlerëson zbatimin e aktgjykimeve të saj, dhe në rast të moszbatimit të një vendimi mund të lëshojë Aktvendim për mos përmbarim.
Kushtetuesja me këtë rast ka vendosur të njoftohet Prokurori i Shtetit përkitazi me dy Aktvendimet për Mospërmbarim.
“Gjykata rikthekson se, zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës. Për më tepër, zbatimi i vendimeve përfundimtare është parim themelor i sundimit të ligjit, si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës”.
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 22 shtator 2021, Gjykata vendosi të nxjerrë Aktvendime për Mospërmbarim të aktgjykimeve të saj: KI 56/09, Aktgjykim i 22 shtatorit 2010, me parashtrues: Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë; dhe KI 132/15, Aktgjykim i 19 majit 2016, me parashtrues: Manastiri i Deçanit.
Bazuar në nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë nen të Kushtetutës dhe në rregullin 66 (Zbatimi i Vendimeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, Gjykata përmes mekanizmave të saj dhe në mënyrë periodike vlerëson zbatimin e aktgjykimeve të saj, dhe në rast të moszbatimit të një vendimi mund të lëshojë Aktvendim për Mospërmbarim në të cilin theksohet që vendimi përkatës nuk është zbatuar, i cili publikohet në Gazetën Zyrtare dhe për të cilin informohet Prokurori i Shtetit.
Bazuar në procedurën e ndjekur nga Gjykata lidhur me monitorimin e zbatimit të vendimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se dy Aktgjykimet përkatëse nuk janë zbatuar dhe për pasojë ka njoftuar Prokurorin e Shtetit.
I. Në rastin e Aktgjykimit të Gjykatës KI 56/09, parashtruesit e kërkesës kishin kontestuar Vendimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit [01/011-3257] të 30 prillit 2009, për ndryshimin e Planit Urban për lagjen Jaglenica (tani Dardania), duke pretenduar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me nenet: 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes], 52 [Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës. Pas vlerësimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata kishte konstatuar që Vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në kundërshtim me garancitë e reflektuara në paragrafin 2 të nenit 52 të Kushtetutës, duke kërkuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit që brenda gjashtë (6) muajsh t’i dorëzojë Gjykatës informata për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit KI 56/09.
II. Në rastin e Aktgjykimit të Gjykatës KI 132/15, parashtruesi i kërkesës kishte kontestuar dy vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përkatësisht Vendimet [nr. AC-I-13-0008] dhe [AC-I-13-0009] të 12 qershorit 2015, duke pretenduar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me nenet: 24 [Barazia Para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës dhe me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas vlerësimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata kishte konstatuar që dy Vendimet e kontestuara të 12 qershorit 2015 të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, janë të pavlefshme, ndërsa që dy Vendimet e Kolegjit të Specializuar për Pronësinë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të 27 dhjetorit 2012, përkatësisht [nr. SCC-08-0026] dhe [nr. SCC-08-0227], janë përfundimtare, të detyrueshme dhe, si të tilla, janë res judicata.
Në pajtim me paragrafin (8) të rregullit 66 të Rregullores së punës, Gjykata ka përcjellë në vazhdimësi zbatimin e këtyre dy Aktgjykimeve nëpërmjet mekanizmave të saj dhe nëpërmjet letërkëmbimeve me palët e përfshira në rastet përkatëse, e të cilat janë të reflektuara në Aktvendimet e publikuara për Mospërmbarim. Pas vlerësimit të informatave të përditësuara lidhur me zbatimin e Aktgjykimeve KI56/09 dhe KI132/15, Gjykata njëzëri (i) konstatoi se të njëjtat nuk janë zbatuar sepse autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e plotë të tyre, siç kërkohet me nenin 116 të Kushtetutës; dhe (ii) vendosi të njoftohet Prokurori i Shtetit përkitazi me dy Aktvendimet për Mospërmbarim.
Gjykata riktheson se, zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës. Për më tepër, zbatimi i vendimeve përfundimtare është parim themelor i sundimit të ligjit, si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos