LAJMI I FUNDIT:

“Kushtet e Bundestagut”, Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore

“Kushtet e Bundestagut”, Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi sot grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore, e cila është shpallur një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike dhe opozitës. Sipas Bashës dhe aleatëve reforma zgjedhore është rruga më e sigurt për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Burime nga mbledhja e kreut të opozitës me përfaqësuesit demokratë të grupit të punës bënë të ditur se pritet që së shpejti Partia Demokratike të bëjë publike propozimet e veta për reformën zgjedhore, që do t’i hapin rrugë një debati dhe konsultimi publik.

“Reforma zgjedhore nuk ka asnjë përparim, pavarësisht se është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”, thotë PD, e cila bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama si pengues të saj.


Edhe vendimin për të shtyrjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, PD e interpretoi si një mekanizëm për të penguar reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj, siç e kërkon Bundestagu, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Burime nga takimi pohuan se me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, Partia Demokratike synon, veç të tjerash, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës, sipas tyre, për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Rreth një muaj më parë, Unioni Ndërkombëtar Demokrat shprehu keqardhjen “për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse” dhe njësoj si PPE, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës “të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme krizën e thellë politike nëpërmjet dialogut politik”./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori