Është bërë gati një vit prej kur Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por pak dihet se kush është dëmtuar më së shumti nga ky vendim.
Cilat programe, çfarë ka ndodhur me ata individë a programe që janë prekur, dhe sa ka qenë shuma e fondeve?
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pati thënë në janar të këtij viti se në rrafshin politik, masat janë të kufizuara vetëm në takimet e nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
“Është ndaluar vlerësimi dhe miratimi i aplikimeve të reja të Kosovës në kornizën e Ballkanit Perëndimor për investime, që do të thotë se Kosovës nuk i është ndaluar asnjë projekt, por aplikime të reja nuk janë aprovuar ende, dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024. Nuk janë prekur prokurimet ekzistuese”, pati thënë Bislimi.
Por, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa projekte janë pezulluar:
“Nuk janë anuluar, janë pezulluar, dhe së paku në një rast, Kosovës i është mohuar e drejta e aplikimit për fonde të reja në kuadër të rundit të kaluar të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor”.
Ai e përmend edhe pezullimin e takimeve të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, për më shumë hollësi, por nuk ka marrë përgjigje.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet në Kosovë janë “të informuara mirë” se cilat masa rëndojnë mbi Kosovën duke përmendur fondet e IPA-s 2024, kornizën e investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe takimet për MSA, por pa ofruar më shumë hollësi.
Vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar.
Hollësitë mbi masat nuk janë bërë të ditura as kur janë komunikuar ato. Në fakt, diçka e tillë nuk është e zakonshme për BE-në.
Shembull, kur BE-ja ka marrë vendim për të sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, më 2022, Komisioni Evropian ka votuar për to, si dhe ka votuar, e do të votojë çdo vit, për shtyrjen e tyre.
Në vendim përmendet me emër secili individ dhe entitet i prekur rus.
Në rastin e Kosovës, për masat nuk është votuar – me arsyetimin se janë të përkohshme – vetëm është thënë se Komisioni Evropian është përgjegjës për to, dhe rrjedhimisht janë pa ndonjë afat.
Si mund të hiqen masat?
Disa javë pas vendosjes së masave, BE-ja pati arritur marrëveshje me Kosovën për shtensionimin e situatës në veri, në këmbim të heqjes së masave.
Ndër kërkesat kryesore kanë qenë zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se i kanë përmbushur të dyja.
Aktualisht, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e përpiluar një raport rreth hapave që ka marrë Kosova për t’iu hequr masat. Por, së fundmi është bërë e ditur se aty do të përfshihen edhe operacionet policore të majit të këtij viti në pjesën veriore, që kanë rezultuar me mbyllje të disa objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë.
Si BE-ja, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar Kosovën për këto aksione, duke i konsideruar “të pakoordinuara dhe të njëanshme”.
Për pasojë, ka zëra në BE që besojnë se tani do të vështirësohet procesi i heqjes së masave ndaj Kosovës.
Por, njëkohësisht, disa burime i kanë thënë REL-it se ka edhe vende anëtare të BE-së që janë të zemëruara, pasi besojnë që masat kanë shkuar përtej asaj që është pritur.
Çfarë thonë zyrtarë të Kosovës?
Të gjithë kërkojnë heqjen e masave.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë ditë më parë se për shkak të mungesës së fondeve të BE-së, si rezultat i masave, Kosova është detyruar të ndajë fonde shtesë për një projekt, nga i cili përfitojnë minoritetet.
Demush Shasha beson që Kosova duhet të marrë hapa për ta bindur bllokun evropian për heqje të masave, sepse nuk ka tjetër alternativë:
“Nuk besoj që duhet parë nga optika e drejtësisë apo e padrejtësisë, por duhet parë nga optika e obligimeve që ka marrë Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian, dhe kjo nuk është aq shumë çështje e drejtësisë”.
Klisman Kadiu, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në veri është shtensionuar dhe masat nuk kanë më kuptim.
Sipas tij, çfarëdo konstatimi tjetër në raportin e Borrellit, “do të ishte i padrejtë, do të përbënte shtrembërim të zhvillimeve në terren dhe domosdoshmërisht keqpërdorim të njëanshëm dhe të pakuptimtë të masave nga ana e KE-së”.
Edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Kosovë insistojnë që masat janë të padrejta.
Ata ngrenë shpesh paralele me vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mosvendosjes së masave ndaj Serbisë për sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e quan terrorist. Beogradi i hedh poshtë këto akuza.
Bashkimi Evropian ka thënë se është në pritje të një raporti të detajuar nga autoritetet kosovare të drejtësisë, për të marrë më pas një vendim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?