LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë kundërkandidat i Veselit për kryetar të PDK-së?

Kush do të jetë kundërkandidat i Veselit për kryetar të PDK-së?

Blerim Latifi, këshilltari i parë i Kadri Veselit, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

“Dje në mbledhje është propozuar për kandidat Kadri Veseli i cili edhe po e ushtron detyrën e të parit të shtetit. Veseli në njëfarë mënyre e ka refuzuar këtë lloj procedimi, nuk ka dashur të kandidohet nga kryesia, për shkak se ai synon që procesi politik i PDK-së të jetë një proces i barabartë, e të mos nënkuptohet se kryetari i ri i PDK-së po vjen nga instancat e larta, por në PDK të ketë mundësi të barabarta”, tha Latifi në emisionin “ZonaB” në Klan Kosova.

“Në ditët në vazhdim Veseli do ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së dhe të gjithë ata që mendojnë se mund të garojnë për këtë post të hyjnë në garë”.


Latifi tutje ka treguar se janë në vlugun e punës për mbajtjen e konventës së PDK-së e cila pritet të mbahet në muajin maj.

“Veseli synon që të mos kemi demokraci formale, dhe më e mira është që kjo gjë të fillojë nga partitë politike”.

“Duke i demokratizuar partitë dhe duke i liberalizuar ato, ne e shtyjmë përpara demokratizimin e institucioneve politike dhe procesin e integrimit. Shembulli i Veselit, është pjesë e një platforme më të gjerë që do t’i ndihmojë procesit të demokratizimit”.

“Ne do të shohim në ditët në vazhdim, do të ekzistojë një periudhë kur të interesuarit mund t’i shpallin kandidaturat e tyre e ajo do të përcjellët me debat”.

“Do të ketë një fushatë, është e natyrshme”.

“Do të ketë transparencë të plotë në mënyrë që edhe PDK të shoh mënyrën se si po funksionon por edhe opinioni të jetë i informuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori