LAJMI I FUNDIT:

”Kush do të bartë përgjegjësi për vonesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër”

”Kush do të bartë përgjegjësi për vonesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër”

LSDM-ja kërkon që OBRM-PDUKM-ja të tregojë kush do të bartë përgjegjësi për vonesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe, siç tha, nënkryetari i partisë Bllagoj Boçvarski, janë të mundshme penale të cilat në mënyrë shtesë do t’i paguajnë qytetarët për atë që për vonesën drejtpërdrejtë përgjegjës është shteti, i cili ka lejuar të punohet përmes projektit bazë pothuajse të papërdorshëm.

Probleme të mëdha, shtoi, ka në 12 deri në 18 kilometra, nga Kërçova deri në Presekë ku janë paraqitur rrëshqitje dheu, marrëdhënie të pazgjidhura të pronave ligjore, ndërsa është i nevojshëm edhe dislokim i objekteve energjetike, njofton AIM.

Boçvarski tha se krerët e OBRM-PDUKM-së, kanë marrë edhe provizione, që edhe më shumë t’i dëmtojnë qytetarët. /Telegrafi/