Kush solli njerëz në Shkup, OBRM-PDUKM apo LSDM? (Foto/Video)

Dy protesta të organizuara për dy arsye të ndryshme por që lidhen me sistemi gjyqësor në Maqedoni. Një protestë u organizua nga Lëvizja Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë (LQMM) e afërt me OBRM-PDUKM, kundër Gjykatës Themelore për heqjen e vendimit për paraburgimin shtëpiak për Vladimir Taleski, kryetar i komunës së Manastirit. Nga ana tjetër Revolucioni Laraman më vonë organizoi protestën më të madhe deri tani. Revolucioni Laraman që mbështetet nga LSDM dhe organizohet nga organizata të afërta me LSDM-në e Zoran Zaev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në protestën e LQMM, në ora 12 u sollën qytetar nga e gjithë Maqedonia? Autobusë me të punësuar në adiministratë vazhdimisht arrijnë në Shkup dhe shkarkohen para Gjykatës themelore Shkupi 1.
Ditën e dielë të punësuarve të administratës ju erdhi mesazh me tekstin: ‘Nesër në Shkup, ora 10:30 duhet të jemi në Shkup. Të punësuarit do të jenë të liruar nga udhëheqësit e tyre pas kërkesës së tyre; Nëse keni probleme shkruani’.
Ata thonë se aspak nuk duan të vijnë në Shkup, as edhe të protestojnë, por janë të detyruar.












































