Zbuloni shenjën që askush nuk e harron pas një puthjeje

Këto ditë shpesh i drejtohemi horoskopit kur duam të dimë më shumë për tiparet e personalitetit tonë. Por, a jeni ndonjëherë pyetur si qëndroni kur bëhet fjalë për puthjet? A ju konsideron Zodiaku si të mirë në këtë fushë?


Le të shohim se cilat tre shenja kanë zënë vendet e para në këtë aftësi dashurie.

1. Akrepi

Kjo shenjë njihet si më magnetikja në Zodiak, është pothuajse e pamundur t’i rezistosh. Prisni kontakt të thellë me sy dhe prekje të nxehta e të rrezikshme. Po të puthni një Akrep, nuk do ta harroni kurrë këtë përvojë.

Akrepi nuk do t’ju gjykojë për ato që ju pëlqejnë, përkundrazi, ka gjasa që të dëshirojë t’ju plotësojë çdo fantazi, shkruan "Wikihow", përcjell Telegrafi.

2. Demi

Demi, shenja më sensuale, renditet e dyta në listën e puthjeve më të mira. Më shumë se çdo shenjë tjetër, ky shenjë tokësore e kupton botën shqisore. Ata janë të jashtëzakonshëm në kontakt, ndaj mund të prisni një puthje që do t’ju ndryshojë jetën.

Ndoshta nuk janë më të zjarrtit apo më emocionalët, por ata adhurojnë shtratin e rehatshëm, ushqimin e mirë dhe qirinjtë aromatikë. Romancën e marrin shumë seriozisht.

3. Peshqit

Dhe, më të mirët për në fund! Ëndërrimtarët dhe të ëmbël, Peshqit janë në krye të listës. Thjesht, kjo shenjë është e pathyeshme në kategorinë e puthjes, sepse Peshqit e dinë saktësisht çfarë dëshironi dhe duan të jenë ata që do t’ua japin.

Ata kombinojnë pasionin intensiv me ndjeshmëri të ëmbël dhe emocionale. Përveç kësaj, Peshqit nuk gjykojnë dhe janë tepër të sjellshëm, duke u siguruar që të ndiheni plotësisht rehat. /Telegrafi/