Pasi ushtria izraelite konfirmoi zyrtarisht se ka vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwarin, filluan spekulimet për pasardhësin e tij të mundshëm.
Edhe pse Izraeli pretendon se vrasja e Sinwarit e la Hamasin plotësisht pa lider, fakti është se ka ende shumë njerëz në Gaza dhe jashtë saj, të cilët shumë shpejt mund të marrin drejtimin e kësaj organizate.
I pari në mesin e tyre është Muhammed Sinwar, vëllai i Yayhas. Ushtria izraelite tashmë ka deklaruar se po e kërkon me këmbëngulje dhe sipas burimeve të shumta, ai ishte ndër vendimmarrësit kryesorë në Rripin e Gazës.
Muhammed Sinwar ka shërbyer më parë si komandant i Brigadës Khan Yunis dhe ishte një nga ata të përfshirë në rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit në vitin 2006.
Në një dokument të lëshuar nga IDF në dhjetor 2023, thuhet se Muhammed Sinwar drejtoi një projekt ndërtimi tuneli në Rripin verior të Gazës.
Një zyrtar tjetër që mund ta zëvendësojë Sinwarin është Muhamed Shabana.
“Ai është komandanti i brigadës ushtarake Rafah dhe është ndër të paktët ushtarakë që mbetën në radhët ushtarake në Gaza. Në muajin tetor ushtria izraelite vrau dy djemtë e tij. Në muajin maj u përpoqën të vrisnin vetë Shabanin, por ai i shpëtoi sulmit”, shkruan Channel 12.
Një tjetër pasardhës i mundshëm nga Gaza është Az al-Din Haddad.
Ai është komandanti i Brigadës së Gazës dhe konsiderohet si një nga figurat kryesore në formacionin ushtarak të Hamasit.
Përveç disa zyrtarëve nga Gaza, Hamasi ka disa zyrtarë jashtë vendit, të cilët mund ta marrin udhëheqjen e Hamasit.
I pari mes tyre është Khaled Mashaal, i cili shërbeu si president i byrosë politike të Hamasit nga viti 1996 deri në vitin 2017, pas së cilës u pasua nga Ismail Haniyeh.
Izraeli u përpoq ta vriste Mashalin disa herë në të kaluarën gjersa në vitin 1997 agjencia Mossad u përpoq ta helmonte atë në Jordani.
“Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimet tona dhe as nuk do ta njohim Izraelin. Populli ynë do të mbetet i përkushtuar ndaj unitetit tonë kombëtar dhe do të ndjekë rrugën e xhihadit, rezistencës dhe rikthimit të të drejtave tona. Armiqtë tanë nuk e kanë mësuar mësimin e tyre. Ata kanë vrarë liderët për 100 vjet dhe çfarë ndodhi. Sa herë që vritej një udhëheqës, vinte një lider tjetër dhe vetëm forcoi popullin tonë,” tha më herët Mashaal.
Përveç tij, Hamasi ka edhe tre zyrtarë të tjerë të shquar jashtë vendit, pikërisht Khalil al-Hayya, Musa Abu Marzouk dhe Osama Hamdan.
“Khalil al-Hiya konsiderohet zëvendës i Sinwarit në byronë politike të Hamasit dhe konsiderohet si një nga figurat e shquara që udhëhoqi negociatat. Gjithashtu, së fundmi ai u takua me delegacionin e Fatahut në Kajro dhe tha se pa një tërheqje izraelite nga Gaza, nuk do të ketë marrëveshje”, shkruajnë mediat izraelite.
Marzouk ishte kreu i byrosë politike të Hamasit nga viti 1992 deri në 1995, dhe më vonë u transferua në Kajro.
Edhe pse ai mbrojti veprimet e Hamasit më 7 tetor, ai tha se rrëmbimi i grave dhe fëmijëve ishte një gabim.
Osama Hamdan shërben gjithashtu si zyrtar i lartë i Hamasit jashtë vendit dhe pasi kaloi një pjesë të jetës së tij në Gaza, ai u transferua në Jordani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit