Kush mund ta udhëheq opozitën ruse pas Navalnyt
Figura më e shquar e opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus në Arktik.
Ai po vuante një dënim me 19 vjet burg, duke i dhënë një goditje të madhe opozitës së Rusisë, raporton themoscowtimes.
Përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, të cilat presidenti Vladimir Putin pritet t'i fitojë lehtësisht, opozita ruse është e ndarë më shumë se kurrë më parë.
Si fizikisht, ashtu edhe politikisht, mosmarrëveshjet për një sërë çështjesh, ka bërë që opozita ruse të jetë e përçarë.
Këtu është një përmbledhje e disa prej figurave të opozitës që mund të marrin drejtimin pas vdekjes së Navalnt. /Telegrafi/
Në Rusi, por në burg: Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































