Në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çdo lëvizje monitorohet nga dhjetëra kamera të sigurisë, të cilat janë të vendosura në disa lokacione të ndryshme.
Asnjë nga këto kamera nuk kontrollohen nga institucionet e Kosovës.
Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi i vetmi institucion i cili është i përcaktuar me ligj që të ketë kontroll dhe mbikëqyrje në kamerat e sigurisë është Policia e Kosovës.
Kjo vlen edhe në rastet kur vetë komunat vendosin sistemin e kamerave të sigurisë.
Në disa lokacione në veri të Kosovës, kamerat e vendosura janë të vendosura në objekte e shtylla elektrike.
Policia e Kosovës thotë se nuk e ka kontrollin e atyre kamerave ndërsa KALLXO.com ka ndarë me ta dhjetëra fotografi me lokacione të ndryshme në të cilat janë vendosur kamerat e sigurisë.
KALLXO.com për disa ditë radhazi ka udhëtuar drejt këtyre komunave me shumicë serbe, më saktësisht në, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë Veriore, ku edhe janë identifikuar lokacionet ku janë vendosur kamerat e sigurisë.
Në Mitrovicën Veriore, në afërsi të stacionit të autobusëve, në dy qoshet e një objekti janë të vendosura dy kamera të sigurisë që filmojnë rrugët publike dhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve të cilët kalojnë në atë pjesë.
Në Komunën e Zveçanit në hyrje është e vendosur një kamerë me lëvizje 360 shkallë në një shtyllë elektrike.
Një kamerë e ngjashme është parë edhe në qendër të kësaj komune por edhe në disa pika të tjera të cilat marrin pamje të gjerë të qarkullimit në atë pjesë.
Kamerat janë të një modeli të njëjtë, ndërsa nuk kontrollohen në asnjë moment nga institucionet e Kosovës.
Fillimisht, ishte kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë në veri të Kosovës, Besim Hotin.
I njëjti kishte thënë në një bisedë telefonike se nuk kishte informacione për vendosjen e ndonjë kamere në atë zonë dhe kishte pranuar se nuk kanë qasje në kamerat e vendosura në komunat e veriut të vendit.
Ai kishte shtuar se janë disa kamera në urën e Ibrit të cilat kontrollohen nga Policia deri sa shtoi edhe se serverët e atyre kamerave mbikëqyren nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me seli në Prishtinë.
Pretendimet kryesore për vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë të vendosura nëpër rrugë, objekte e pompa të derivateve, është se të njëjtat nuk mbikëqyren nga institucionet e Kosovës por nga strukturat paralele të vendosura në zonën veriore të vendit.
Në drejtim të Zubin Potokut janë të vendosura mbi pesë kamera, dy nga to në janë vendosur në pompa të derivateve e të tjerat në shtylla elektrike
Një kamerë e ngjashme është parë edhe në fshatin Bube të komunës së Zubin Potokut. Në këtë fshat jeton një person i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare të sigurisë dhe drejtësisë për kontrabandë dhe vepra të tjera penale.
I njëjti gjendet edhe në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Përveç komunave Zubin Potok e Zveçan ngjashëm kamera të sigurisë janë vendosur edhe në fshatin Suhodoll, fshat ky në të cilin jetojnë edhe shqiptarë.
Çdo lëvizje që bëhet në këto komuna është në fokusin e kamerave të vendosura në më shumë se dhjetë lokacione të ndryshme.
Kamera të njëjta janë vendosur edhe mbi dy ndërtesa në afërsi të urës së Ibrit e që pamja është nga hapësira e urës drejtë pjesës jugore të Mitrovicës.
Policia e Kosovës kontrollon vetëm kamerat të cilat janë të vendosura në Urën e Ibrit, në vendin ku gjatë gjithë kohës qëndrojnë edhe forcat e rendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka dhënë disa shpjegime për këto kamera të sigurisë që janë vendosur në disa lokacione të ndryshme në veri të vendit.
Në përgjigjet e Hotit në asnjë moment nuk përmendet se ndonjëra prej tyre është në kontroll të Policisë së Kosovës.
“Në Mitrovicën Veriore, kamerat 1 dhe 2 gjenden në objektin e ngrohtores përkatësisht ndërmarrjes komunale “Standard”, përkatësisht në oborrin e kësaj ndërmarrje dhe të cilat kanë vështrim në drejtim të Stacionit të Autobusëve dhe në rrugën “Ivo Lola Ribar” dhe kamera 2 e cila ka vështrim drejtë urës përkatësisht nga zona e Dudi Kërshit”, thuhet në përgjigjen e Hotit deri sa shton se ato i përkasin Ngrohtores.
Hoti ka thënë edhe se këto kamera janë jashtë funksionit.
“Përkundër kërkesave që këto kamera të vihen në funksion, të njëjtat ende janë jashtë funksionit apo nuk janë riparuar”, tregon Hoti tutje.
Drejtori i Ngrohtores, sipas Hotit, ka deklaruar se janë 11 kamera të tilla të cilat monitorojë sigurinë e objektit por vetëm 3 nga to janë funksionale.
Edhe për kamerat e vendosura në Zubin Potok, Hoti thotë se nuk funksionojnë.
“Bazuar në fotografitë e dërguara, janë identifikuar disa kamera të cilat ndodhen në zonën e përgjegjësisë në Zubin Potok. Lidhur me këto kamera ju njoftojmë se janë të instaluara në këtë zonë të komunës, para disa vitesh, bazuar në një projekt të komunës së Zubin Potokut i cili projekt sipas njoftimeve tona është financuar nga Prishtina mirëpo projekti nuk ka përfunduar asnjëherë, ashtu që kamerat nuk janë në funksion”, thuhet tutje në përgjigjet e Hotit për kamerat në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se kamerat e vendosura në Komunën e Zveçanit janë në kontrollin e komunës.
“Kamerat e vendosura, janë nën kontrollin e komunës së Zveçanit, monitorimi dhe përcjellja e kamerave ndodhet në hapësirat e komunës”, thuhet në përgjigjen e Hotit.
KALLXO.com ka kërkuar një opinion nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për kompetencat se kush ka kontroll mbi kamerat e sigurisë të vendosura në vendet publike.
“Policia e Kosovës ka autorizime ligjore në bazë të nenit 25 të Ligjit Nr.04/L-076 për Policinë të vendos kamera të sigurisë, të cilat bëjnë vëzhgimin parandalues të vendit publik. Po thuajse, shumicën e kamerave e mbikëqyrë dhe kontrollon Policia. Nëse të njëjtat janë vendosur nga komunat, mbikëqyrja dhe kontrolli i tyre duhet të i jepet Policisë së Kosovës. Për këtë është filluar edhe bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të AIP dhe PK, për të pasur një vlerësim të saktë në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?