Kush ka më shumë gjasa ta fitojë Kampionatin Botëror? Dalin kuotat e para nga bastet

Pas shortit për Kampionatin Botëror, kompanitë e basteve kanë hedhur koeficientët e parë sipas të cilave Brazili është favorit më i madh për të fituar trofeun në Katar.
Brazilianëve iu dha një shanse mesatare prej 5.5 për të fituar Kupën e Botës, dhe ndjekësit më të afërt janë Franca dhe Anglia me një mesatare të kuotës prej 6.5.
Pas tyre vijnë Spanja (9), Argjentina (10), Gjermania (12), Belgjika (13), Portugalia (13) dhe Holanda (13).
Në grupin e dytë të favoritëve bëjnë pjesë Danimarka (29), Kroacia (51), Uruguai (51), Zvicra (81) dhe Senegali (81).
Shtetet e Bashkuara (101) kryesojnë grupin e tretë të favoritëve, të ndjekur nga Polonia (126), Serbia (151), Meksika (151), Ekuador (151) dhe Kanadaja (151).

Nga
Telegrafi
02/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































