LAJMI I FUNDIT:

Kush janë tre qendërmbrojtësit e Serie A që mund të bëhen pjesë e Man Utd? – çmimi dhe klauzola e tyre e lirimit

Kush janë tre qendërmbrojtësit e Serie A që mund të bëhen pjesë e Man Utd? – çmimi dhe klauzola e tyre e lirimit

Manchester United është në gjueti për të sjellë përforcime në fazën e mbrojtjes para hapjes së afatit kalimtar veror, dhe është raportuar se është interesuar në tre qendërmbrojtës që momentalisht luajnë në Serie A.

Opsioni më i dukshëm dhe me shumë mundësi më i shtrenjti është Gleison Bremer (Juventus), dhe klauzola e tij e lirimit do të bëhet aktive në verën e 2025. Pas një viti, Bremer do të jetë në dispozicion për shumën e 65-70 milionë eurove.

Siç u zbulua nga gazetari Fabrizio Romano të premten, Bremer nuk do të ketë një klauzolë lirimi të aktivizuar këtë verë, sidoqoftë Juventusi do t’i konsiderojë ofertat për të njëjtin çmim si klauzola e lirimit këtë verë.


Manchester United thuhet gjithashtu se është i interesuar edhe për Giorgio Scalvini (Atalanta) i cili ka mbushur 20 vjet në fund të vitit 2023.

Manchester United me transferim 100 milionësh nga Real Madridi
Lexo po ashtu Manchester United me transferim 100 milionësh nga Real Madridi

Scalvini cilësohet gjerësisht si lojtar që ka potencialin për të qenë një ndër mbrojtësit më të mirë italian në dekadën e ardhshme.

Ai ka bërë 88 paraqitje në të gjitha garat për Atalantën, po ashtu tetë paraqitje edhe me kombëtaren e Italisë. Është raportuar se Atalanta do të kërkojë të paktën 40 milionë euro për lirimin e itj.

Një tjetër opsion, që do të ishte shumë më i lirë në krahasim me dy të parët është edhe Jhon Lucumi (Bologna), i cili ka tërhequr interesimin e Manchester United dhe Atletico Madridit.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Lucumi mund të largohet nga Bologna për shifrën e 20 milionë eurove këtë verë, shumë kjo e cila i konvenon ‘Djajve të Kuq’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori