“Aksion patriotik në Beograd mes përkeqësimit të situatës në Kosovë”. Së bashku me këtë koment, grupi paraushtarak rus “Wagner” ndau në kanalin e tij Telegram një video të një proteste të qindra ultra të djathtëve në Beograd, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç u shpjegua në protestë, tubimi u mbajt mbrëmjen e 12 dhjetorit në shenjë “mbështetjeje për serbët” në Kosovë, të cilët ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët në veri të atij vendi.
Këtë e kanë bërë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës me nacionalitet serb, Dejan Pantiq, të cilin autoritetet kosovare e dyshojnë se ka marrë pjesë në incidentin në zyrat e KQZ-së në veri të Kosovës.
Pantiq ka qenë në paraburgim që atëherë.
“Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, përfundon njoftimi i grupit “Wagner”, anëtarët e të cilit kanë luftuar në vijën e frontit në Ukrainë në anën e Rusisë që kur ky vend filloi një agresion më 24 shkurt.
Dhe lokalet e hapura së fundmi nga kjo organizatë paraushtarake në Shën Petersburg u vizituan në fund të nëntorit nga Damjan Knezheviq, lideri i grupit joformal ultra të djathtë “Narodna Patrola” nga Serbia, shkruan REL në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për Knezheviq që ishte në mesin e të pranishmëve në takimin në Beograd të hënën në mbrëmje.
https://www.youtube.com/watch?v=Y6zqRC65Kv0
Organizata e Knezheviqit përveç “Wagner”-it është e lidhur edhe me lëvizjen “RUSOV”, një grup tjetër i ekstremit të djathtë rus nga Rusia, anëtarët e të cilit marrin pjesë në agresionin në Ukrainë.
Andrej Rodionov, themeluesi i kësaj organizate, emri i plotë i së cilës është “Lëvizja Ndërkombëtare Bashkimi dhe Rilindja Ruso-Sllave – RUSOV”, në kanalin e tij Telegram ndër të tjera ka shkruar se “rusët do t’u vijnë në ndihmë vëllezërve të tyre serbë” në momentin kur “vërtet vjen koha që serbët ta kthejnë tokën e tyre të shenjtë të Kosovës”.
Në vitet e fundit, Rodionov vizitoi disa herë Serbinë, si dhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainën lindore në vitin 2014, lëvizja e udhëhequr nga Rodionov ka mbështetur veprimet e separatistëve pro-rusë dhe “RUSOV” publikon pothuajse çdo ditë foto të ushtarëve që mbajnë emblemën e kësaj organizate në kanalin e tyre Telegram.
Pas vizitës në qendrën “Wagner” në Shën Petersburg, Damjan Knezheviq tha për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe se qëllimi i vizitës së tij ishte “të sigurojë mbështetje në rast të një konflikti në Kosovë”.
Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ka folur edhe kryetari i partisë joparlamentare të Djathtës Serbe, Misha Vaciq.
Natën mes 11 dhe 12 dhjetorit, ai postoi një foto në Twitter ku shfaqej një grup personash të maskuar duke mbajtur një pankartë në qendër të Beogradit me mesazhin “Prisni, vëllezër, do të ‘zbresim’ së shpejti, që të mund të shohin përsëri se nga çfarë kanë frikë serbët”.
Vaçiq e ka shoqëruar foton me fjalët: “Beogradi sonte. Përveç kolegëve të mi nga e djathta serbe (nga 40 qytete), mësojmë se qindra të rinj janë të gatshëm të nisen për në Kosovë, menjëherë nëse fillon dhuna ndaj njerëzve në barrikada”.
Kujtojmë se edhe Vaçiq e mbështeti pushtimin rus të Ukrainës dhe si vëzhgues ndërkombëtar ndoqi referendumin për bashkimin me Rusinë, i cili u mbajt në shtator të vitit 2022 në rajonet e shkëputura dhe të pushtuara të Ukrainës.
Lidhjet e organizatave ruse ultra të djathtë me grupe ekstremiste nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina datojnë shumë vite më parë, kujton për REL, Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues i Institutit për Kërkimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare të Universitetit të Sarajevës.
“Është vetëm një nga format e politikës zyrtare të Rusisë ndaj Serbisë”, mendon Karçiq, përcjell Telegrafi.
Ai kujton se organizatat dhe individët ekstremistë rusë ofruan mbështetje për njësitë serbe gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë nga 1992 deri në 1995.
Pra, mbështetja e grupit paramilitar “Wagner” dhe grupeve të tjera të ngjashme në këtë rast paraqet rrezik të madh”, paralajmëron Karçiq.
Nga ana tjetër, shton Karçiq, grupet ekstremiste lokale dhe vetë shteti i Serbisë i përdor si “instrumente parashtetërore” për “punë të pista” të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe