Akademikja kosovare, Edi Shukriu ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).
Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur botimesh monografike dhe studimesh nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe drama.
Më poshtë ua sjellim biografinë e saj. Kush ishte Edi Shukriu?
Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990).
Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar kurse në nivelin bazik në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.
Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Universitetit të Prishtinës (1986-1990), organizoi ekspedita arkeologjike, inicioi dhe themeloi Degën e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me Drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi disa lëndë.
Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend dhe jashtë, të menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj për zhvillime shoqërore dhe ekonomike.
Udhëhoqi hulumtimet arkeologjike në Vërmicë (1974-1975), Gjonaj (1975), tumat e Porodimes, tumën e Cernicës te Ulpiana (1987) dhe të Komoranit (1974), Kalanë e Veletinit (1986), Gradishën e Vlashnjës (2002) dhe në Ulpianën antike, si hulumtim i parë me bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP (2006-2010: Stratigraphic Method, Numizmatics: Heritage, Epigraphy speaks, Funeral Archaeology, Archaeology and urbanism). Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve në Kalanë e Prizrenit, Glladnicë te Graçanica, Bajë të Pejës, Romajë dhe Gadime të Epërme.
Evidentoi vendbanimet e fortifikuara në Strezovc, Marec, Gushicë, Vuçak, Godanc, Korishë, Batushë, Harilaç etj.
Ishte një prej themeluesve të Muzeut Arkeologjik në Prizren (1973). Organizoi udhëtimin studimor të Studentëve të historisë në Greqi (1988).
Gjatë viteve ‘90 u angazhua në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ishte bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004).
Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000), më pas bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës.
Bëri vizita studimore dhe ligjëroi në shumë universitete te në Itali, Amerikë, Austri, Francë, Britani, Belgjikë, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Poloni, Spanjë etj.
Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur botimesh monografike dhe studimesh nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe drama.
Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.
Për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore u dekorua me çmimin Dea Dardanicae të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), Çmimin letrar Beqir Musliu (2019), Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik Nënqielli (1990), Çmimin për librin shkencor të vitit Dardania Paraurbane nga Dukagjini (1996)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania