LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte ambasadori që u ekzekutua sot në Ankara

Kush ishte ambasadori që u ekzekutua sot në Ankara

Ambasadori i Rusisë në Ankara Andrey Karlov i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një ekspozitë në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara, ushtronte detyrën në Turqi që nga viti 2013.

Karlov ka lindur në vitin 1954 në Moskë.

Vdekjen e ambasadorit, bashkëshortja e tij e ndoqi live (Video)
Lexo po ashtu Vdekjen e ambasadorit, bashkëshortja e tij e ndoqi live (Video)

U diplomua në vitin 1976 nga Instituti Shtetëror i Moskës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa arsimin e lartë e mbaroi duke u diplomuar nga Akademia e Diplomacisë në vitin 1992.


Që nga viti 1976, Karlov ka punuar në fushën e diplomacisë.

Krahas Ministrisë së Jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe Federatës Ruse, Karlov ka punuar në përfaqësi të ndryshme jashtë shtetit, veçanërisht në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Korenë e Veriut në periudhën 1976-1981 dhe ‎1984-1990, ndërsa në periudhën 1992-1997 punoi në ambasadën ruse në Korenë e Jugut. Ndërkaq, në periudhën mes viteve 2001 dhe 2006 Karlov ushtroi detyrën e ambasadorit në Korenë e Jugut.

Mësohet identiteti i atentatorit ndaj ambasadorit rus në Turqi (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Mësohet identiteti i atentatorit ndaj ambasadorit rus në Turqi (Foto/Video, +18)

Në periudhën mes viteve 2007-2013, Karlov punoi si Zv/drejtor dhe Drejtor i Përgjithshëm i Punëve të Konsullatës pranë Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ambasadori Karlov, që nga korriku i vitit 2013 punoi si ambasador i Rusisë në Ankara,  transmeton tiranaobserver.

Ai ishte njohës i gjuhës koreane dhe angleze, i martuar, dhe baba i një fëmije.

Momenti i plagosjes së ambasadorit rus në Turqi (Video)
Lexo po ashtu Momenti i plagosjes së ambasadorit rus në Turqi (Video)

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori