Kush ishte 16–vjeçarja që vdiq në spitalin privat - daja i saj jep detajet e ngjarjes

Blerta Pepa është emri i 16 – vjeçares e cila ndërroi jetë në lule të rinisë, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin. Adoleshentja ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël që është transmetuar në TV Klan.
Në një postim në rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhënë edhe detajet për ngjarjen.
Postimi i plotë:
Unë jam daja i Blerta Pepa e cila ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël. Blerta fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare mëngjesin e sotëm, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin.
Kemi bërë denoncim në polici, pasi besojmë që ka qenë një papërgjegjshmëri dhe tregti me jetën e një fëmije duke qenë se i kryen një operacion si me urgjencë nga ora 10 në mëngjes që ishte planifikuar, por e bënë në orën 19.30 të darkës duke qenë se doktori i huaj që bëri ndërhyrjen duhet të iki këtë të martë në Greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bëjini një tribut Blertës, e cila nuk jeton më vetëm për një operacion në gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rëndë besoj për të gjithë Shqipërinë që një gjeni e vogël si Blerta, të humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje në gju, kur na ishin dhënë të gjitha garancitë që çdo gjë do shkonte mirë nga spitali.
Si i pari i qeverisë të kërkoj të bëhet çdo gjë që drejtësia të vihet në vend, pasi ajo vdiq nga babëzia e eurove të spitaleve private e shtetit që nuk u interesua që ta mundësojë shërimin pasi në ministri të Shëndetësisë dhe të Arsimit (u vra në gju në orën e fiskulturës tek shkolla Çajupi) dhe përgjigja qe, sa fëmijë vriten në ditë në shkolle nuk i ndihmojmë dot.
Duam drejtësi.


































