LAJMI I FUNDIT:

Kush është Mona Nemmer – gjermanja që fshihet pas suksesit të skuadrës së Liverpoolit

Kush është Mona Nemmer – gjermanja që fshihet pas suksesit të skuadrës së Liverpoolit

Nga Bayern Munich i Pep Guardiolës te Liverpool i Jurgen Klopp. Mona Nemmer, një nutricioniste gjermane, fluturon gjithmonë lart, mes yjeve.

Trajneri i The Reds e donte atë në ekipin e kampionëve të Evropës në vitin 2019. Kupa e shumëdëshiruar, u fitua jo vetëm për aftësi teknike-taktike, por edhe në kuzhinë. Van Dijk, Salah, portieri Alisson Becker dhe lojtarët e tjerë, ndjekin një dietë specifike që bën diferencën.

Në futbollin modern, trofetë fitohen edhe në tavolinë. Guardiola ka ndaluar picat për lojtarët e tij, ndërsa Antonio Conte te Tottenham kufizon karbohidratet, preferon fruta, perime, proteina, pasioni i teknikut për bresaolën është i njohur.


Plus ai eliminoi ketchupin dhe ushqimin e skuqur. Ndërkohë dietologia Nemmer ka sjellë një disiplinë të re ushqimore te Liverpooli. Futbollistët e The Reds hanë katër herë në ditë, marrin kurse edukimi për ushqimin, u është dashur të mësojnë të gatuajnë për të shmangur vaktet e ndërmjetëm. Duket se nutricionistja u ka ndaluar domatet dhe vezën një ditë para ndeshjes. Ëmbëlsirat lejohen, por vetëm nëse përbërësit bazë janë të freskët dhe të cilësisë së lartë.

Mona Nemmer është ndalur edhe te zgjedhja dhe origjina e ushqimit. Mishi duhet të jetë organik; peshku duhet të vijë nga Skocia; përdoren lëngje frutash natyrale dhe perimet më mirë nëse janë në zero kilometër.

Në Anfield është ngritur në një kuzhinë ku përgatiten pjatat në fund të çdo ndeshjeje, për të mos lejuar lojtarët të hanë pjata “të gabuara” në darkë jashtë në restorante. Nutricionistja organizon gjithashtu ushqime për transfertat me autobus dhe avion, ushqime që mund të ndryshojnë sipas zonave kohore dhe klimave të ndryshme. Gjatë periudhës së katantinimit, ajo i ndihmoi lojtarët të ruanin dietën e tyre, duke dorëzuar menutë dhe recetat ditore përmes WhatsApp. Nemmer ka treguar se disa futbollistë e përgatisin drekën vetë: të gjithë kanë marrë mësime gatimi, së bashku me bashkëshortet apo të dashurat e tyre.

Mona Nemmer i kushton vëmendje të madhe detajeve, ka informacion të plotë për çdo lojtar të ekipit. Nga pikëpamja ushqimore, asgjë nuk i lihet rastësisë. Planet e saj të dietës janë individuale, bazuar në moshën, përkatësinë etnike, gjatësinë, peshën, metabolizmin, përbërjen e yndyrës trupore, alergjitë, pozicionin në fushë dhe minutat e lojës së përfunduar. Mostrat e pështymës, gjakut, urinës dhe të dhënat e mbledhura në çdo seancë stërvitore analizohen për të përshtatur planin ushqimor me nevojat personale.

Është një “punë në progres”, një proces gjithnjë në zhvillim që sheh bashkëpunimin e fushave të ndryshme të ekipit: trajnerë, fushë fitnesi, mjekë. Puna është sinergjike, nuk ka ndarje të papërshkueshme nga uji. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Premier League
Kalo në kategori