Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet gjerësisht si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.
Grupi i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili udhëhoqi grupin për 32 vjet, ishte vrarë në sulmin e së premtes.
Tani ai përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri pas goditjes më të rëndë që grupi është përballur në historinë e tij 42-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Këtu janë disa fakte rreth Safieddine, i cili thuhet se i mbijetoi sulmeve izraelite.
Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai gjithashtu është në Këshillin e Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.
Safieddine është një kushëri i Nasrallahut.
Departamenti Amerikan i Shtetit e “emërtoi” atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.
Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut dhe përafrimin e tij me kauzën palestineze.
Në një ngjarje të fundit në Dahiyeh, bastioni i Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, ai deklaroi: “Historia jonë, armët dhe raketat tona janë me ju”, në një shfaqje solidariteti me luftëtarët palestinezë.
Ai ka qenë gjithashtu i zëshëm në kritikat e tij ndaj politikës amerikane.
Në përgjigje të presionit amerikan ndaj Hezbollahut, ai deklaroi në vitin 2017: “Kjo administratë e çmendur e SHBA-së e penguar mendërisht e kryesuar nga (Donald) Trump nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë rezistencën”, duke pohuar se veprime të tilla vetëm do të forconin vendosmërinë e Hezbollahut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës