Një person me ndikim është dikush që ka krijuar një reputacion rreth një komuniteti. Shpesh ata janë edhe ambasador të një marke të caktuar.

Pjesë e kësaj industrie me një sukses shumë të madh është edhe modelja me prejardhje nga Kosova, Anetta Berisha.


Vetëm 20 vjeçare, ajo ka arritur të mbledh plot 324 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe të krijoj koleksionin e saj të parë në bashkëpunim me një markë rrobash.

anettaberi  271763290 1242303016294314 7478920324896934243 n 1 Foto: Instagram

Në një intervistë për Telegrafin, Anetta tregon më shumë se si vendosi t'i bashkohej këtij profesioni, vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj, si dhe planet e së ardhmes.

Meqenëse nuk kemi njohuri të mjaftueshme – a mund të bësh një prezantim të shkurtër për lexuesit e Telegrafit. Kush është Anetta Berisha?

Unë jam Anetta Berisha, 20 vjeçare, jam në përfundim të studimeve për biznes. Kam lindur dhe jam rritur në Londër, por me prejardhje jam nga Kosova.

anettaberi  271584838 1100442590823583 6162213339264060009 n Foto: Instagram

Si filloi eksperienca juaj në fushën e modës?

Me modeling kam filluar të merrem në moshën 13 vjeçare. Kam qenë pjesëmarrëse në sfilata të ndryshme, deri sa e gjeta veten tek Instagrami. Atherë puna në Instagram nuk ka qenë diçka e njohur, për dallim nga tash ku është një lloj profesioni i mirëfilltë.

anettaberi  266162173 975664736359475 3718364046286433020 n Foto: Instagram

A ishte e vështirë qasja në këtë treg?

Njësoj si në çdo profesion tjetër, edhe puna si modele ka vështirësi. Për mua ka qenë problem gjatësia, pasi nuk jam shumë e gjatë, por gjithsesi nuk jam ndalur asnjëherë deri sa e kam arritur qëllimin tim dhe kam punuar pa fund për çdo gjë që e kam dashur.

anettaberi  272883555 613130809787289 7117644144462724442 n Foto: Instagram

Shumë nga fotografitë tuaja në Instagram janë provokuese - në të brendshme apo veshje të shkurtra dhe me siguri kanë ngjallur reagime të shumta, si i keni pritur ju këto komente?

Po, ka pasur komente negative, por unë nuk i lejoj që të ndikojnë sepse unë besoj që një person që shfaq vetëm negativitet ka probleme fillimisht me vetën, kështu që nuk e lejoj që kjo të ndikoj në disponimin tim. Asnjëherë nuk e lejoj dikë t’i prish planet e mija, kryesore është mbështetja e familjes, për të tjerët nuk merakosem.

anettaberi  217968126 224285486215238 1326467954970518901 n Foto: Instagram

Çfarë pëlqen Anetta të bëj në kohën e lirë?

Duke filluar nga shkolla e mesme, hobi im ka qenë dizajni. Kam studiuar dy vite për dizajn, vizatoj shumë dhe këndoj - në përgjithësi më pëlqejnë gjërat që kanë të bëjnë me artin.

anettaberi  256475008 593003308419594 7160840935566407733 n Foto: Instagram

A është edhe YouTube një pasion i Anettës, a të pëlqen të krijosh përmbajtje rregullisht për këtë rrjet social?

Me YouTube kam filluar të merrem gjatë pandemisë pasi kisha më shumë kohë të lirë dhe kisha dëshirë që ndjekësve të mi t’ju ofroja diçka pozitive, larg negativitetit.

anettaberi  244559562 1013366709230580 347207700876317215 n Foto: Instagram

Keni pasur edhe një bashkëpunim me markën “Luxe to kill”, si ishte kjo eksperiencë?

Koleksioni im me “Luxe To Kill” ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Unë e kam dizajnuar koleksionin së bashku me dizajnerët që punojnë për markën. I kemi realizuar fotografitë në Milano dhe në Londër, pastaj reklama ka dalë edhe si billboard në Londër, që ishte njëkohësisht arritja ime më e madhe!

276083751 393606458802942 4678625268266759233 n Foto: Instagram

A ke plan të vazhdosh me ndonjë koleksion tjetër?

Në vazhdim besoj se do të merrem me gjëra të ngjashme, në muajin maj do të vij diçka e re që do t’ju pëlqej të gjithëve.

anettaberi  236994560 424583402250062 978954203028633414 n Foto: Instagram

Shihet se fokusi juaj kryesor është në postimet e Instagramit, por a mendon të marrësh pjesë edhe në ndonjë konkurs bukurie?

Për momentin fokusi im kryesor është Instagrami, nuk e shoh veten shumë në konkurse bukurie edhe pse kam pasur oferta për të tilla si “Miss Universe”, por dëshira ime më e madhe është të punoj diçka më të thjeshtë dhe besoj se Instagrami për momentin më përshtat më së shumti. Por kjo nuk është një ‘jo’ e prerë, pasi jetës nuk i dihet asnjëherë.

anettaberi  151330780 185252376324452 4764589109034555393 n Foto: Instagram

Çfarë këshille do i jepje një vajze shqiptare që dëshiron të bëhet modele?

Për çdo femër që dëshiron të jetë modele do t’ju sugjeroja të mos ndalen asnjëherë duke ndjekur ëndrrat e tyre, edhe nëse të tjerët nuk besojnë në to. Mos kini frikë të provoni gjëra të reja, pasi jetës nuk i dihet asnjëherë.

anettaberi  275100887 673884210523738 4709949518916319226 n Foto: Instagram

Cilat janë planet tuaja për vitin 2022?

Planet e mija për vitin 2022 janë që të udhëtoj sa më shumë! E kam një projekt shumë interesant gjatë muajit maj, po punoj shumë për të. Gjatë verës do të vij edhe një surprizë tjetër që besoj do të jetë e mrekullueshme.

anettaberi  179759088 227625629159215 7595843012468973702 n Foto: Instagram

Cili është mesazhi që do e përcillje për lexuesit e Telegrafit?

Mesazhi im për lexuesit e Telegrafit është ta jetojnë jetën ashtu siç duan, pasi është më mirë të jenë pishman për diçka se sa ta kenë me merak gjithë jetën. Ndiqni ëndrrat tuaja, pa marrë parasysh çfarë thonë të tjerët. Vetëbesimi është më i rëndësishëm se sa besimi që të tjerët kanë te ti. /Telegrafi/

anettaberi  255501430 698103431155076 5260374564656619420 n Foto: Instagram

anettaberi  272703292 330028002333745 1436829049897436906 n Foto: Instagram

anettaberi  273786269 926497514677352 3063823613629057858 n Foto: Instagram

anettaberi  273988919 497715228369222 2772548326057026044 n Foto: Instagram

anettaberi  274635031 3135355926682881 4034888176727433327 n Foto: Instagram

anettaberi  275123009 263729935929414 4302769397087731037 n Foto: Instagram

anettaberi  275397413 657608242188449 103993654340885306 n Foto: Instagram