LAJMI I FUNDIT:

Kush e dërgoi në burg grupin “Drenica 2”? (Video)

Kush e dërgoi në burg grupin “Drenica 2”? (Video)

Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, dhe ish-Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, kanë hedhur akuza të rënda në drejtim EULEX-it për mënyrën se si është gjykuar në rastin “Drenica 2”.

Sipas tyre dhe avokatëve mbrojtës, paneli i gjyqtarëve të EULEX-it ka bërë shkelje të rënda, duke emëruar në mënyrë të jashtëligjshme anëtarë të trupit gjykues.

Në një hulumtim të emisionit “Udhëve” në RTK, ata kanë thënë se në këtë proces verdikti ka qenë i vendosur qysh në fillim, duke mos I marrë në konsideratë fare provat e gjetura nga mbrojtja.


RTK ka publikuar dokumentin që vërteton se dëshmitari kryesor në “Drenica 2”, i njohur si “Dëshmitari A”, ka problem mendore.

Në këtë dokument thuhet se ai është diagnostifikuar me psikozë akute, në vitin 2003, nga neuropsikiatri Gani Halilaj. Telashe psikike, Halilaj thotë se kanë pasur edhe anëtarë tjerë të kësaj familje, gjë e cila shton dyshime se kjo sëmundje ka ardhur nga trashëgimia. Sipas mbrojtjes, Dëshmitari A ka shfaqur shenja të kësaj sëmundje edhe gjatë seancave, duke e humbur kontrollin gjatë dëshmisë së tij.

Veç këtyre, mbrojtja e të akuzuarve ka përmendur edhe një varg tjera të shkeljeve procedurale, që sipas tyre EULEX-i I ka bërë gjatë gjykimit.

Burime të RTK-së brenda EULEX-it njoftojnë se këto parregullsi i kanë vërejtur dhe pranuar si të tilla edhe vet zyrtarë të lartë në këtë mision.

Sido që të jetë, shkalla e parë e gjykimit dhe Gjykata e Apelit, ka shpallur fajtor të gjithë grupin “Drenica 2”, të cilët akuzohen se në vitin 1998 kanë keqtrajtuar civil shqiptarë në qendrën e paraburgimit në Likoc, e njohur si shtabi i përgjithshëm i UCK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori