LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet të premten

Kusari-Lila: Seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet të premten

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tregoi se është marrë vendimi se kur pritet të mbahet seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ajo tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u morë vendim që takimi i përbashkët i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës të mbahet ditën e premte (20.12.2024) në orën 11:00.

Kusari-Lila në një konferencë për media theksoi se synimi i përbashkët në këtë takim “është agjenda e përbashkët Evropiane për dy shtetet”.


“U njoftuam për takimin e përbashkët të dy kuvendeve dhe u morë vendimi për agjendën e këtij takimi. Ky takim i fundit i përbashkët në këtë legjislaturë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet më 20 dhjetor (e premte) me fillim në orën 11:00.

Në agjendën e këtij takimi do të jetë fjalimi i kryetarëve të dy kuvendeve, adresimi i dy kryeministrave, adresimi i kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Kusari-Lila. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori