LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila reagon për prerjen e drunjve në Gjakovë: Është krim mjedisor dhe pamja e sloganit të zgjedhjeve qendrore në Gjakovë

Kusari-Lila reagon për prerjen e drunjve në Gjakovë: Është krim mjedisor dhe pamja e sloganit të zgjedhjeve qendrore në Gjakovë

Kryetarja e Alternativës, deputete në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në lidhje me prerjen e drunjve shumëvjeçare në rrugën kryesore të Gjakovës “Nëna Terezë”.

Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se drunjtë 40 – 50 vjeçar u prenë për zgjerimin e rrugës.

Ajo e quajti këtë veprim si krim mjedisor.


“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjtë 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”,  për t’u zgjerua rruga për më shumë makina, për t’u ngushtua trotuaret dhe për t’u vështirësua ecja e këmbësorëve. Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashëgiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo po ashtu tha se fatkeqësisht kjo është pamja e sloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet, në Gjakovë.

“Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e sloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë,  ‘Kosova 100%’ dhe slogani i zgjedhjeve lokale ‘Tash Gjakova’. Ndotje, mjerim dhe krim”, ka shkruar ndër të tjera, Mimoza Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori