LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Ekipi negociator forcon pozitën e Thaçit në dialog

Kusari-Lila: Ekipi negociator forcon pozitën e Thaçit në dialog

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar vendimet e Kuvendit për miratimin e Ligjit të Pagave, dhe gjithashtu Ligjit për dialogun.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila fillimisht ka uruar nxënësit për rifillimin e procesit mësimor.

Sipas saj, nxënësit u maltretuan nga vendimet e gabuara që po merren në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës. Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit”, ka shkruar Kusari-Lila.

Duke folur për vendimet e Kuvendit në ditën e shtunë, ish-kryetarja e Gjakovës ka vlerësuar se Ligji i Pagave është abuzuar.

Përderisa për Ekipin negociator ajo ka thënë se vetëm e forcon pozitën e Thaçit në dialog.

“Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me Ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveq se forcoi poziten e Thaçit në dialog. Uroj qē shkollarët të mos e kenë humbur besimin në dije, shkollë dhe punë”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila.

Ndryshe, pas një seance të gjatë Kuvendi të shtunën ka miratuar edhe Ligjin për Buxhet dhe atë për Trepçën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori