LAJMI I FUNDIT:

Kurz: BE projekti më i madh i suksesshëm i shekullit 20

Kurz: BE projekti më i madh i suksesshëm i shekullit 20

Pavarësisht të gjitha sfidave dhe reformave të nevojshme, është e rëndësishme që të mos harrohet se çfarë ishte Bashkimi Europian, projekti më i madh i suksesshëm i shekullit XX, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz në një fjalim të konsideruar si i fortë në Forumin Europian “Alpbach”.

Në këtë fjalim Kurz prezantoi prioritetet e presidencës austriake të Këshillit të BE-së.

“Për 500 milionë njerëz, paqja, liria dhe mirëqenia u garantuan nga BE-ja”, tha kancelari.


”Madje, edhe përtej kufijve të saj, BE-ja garantoi stabilitet, zhvillim dhe në këtë aspekt ishte kontribuesi më i madh për ndihmat për zhvillim në të gjithë botën”, theksoi ai.

Kurz bëri thirrje për “një besim europian të shëndetshëm, ndonëse ndonjëherë duket sikur jemi të mbitaksuar, shumë të ngadaltë për të ndjekur konkurencën ndërkombëtare, shumë të largët për të gjetur politika të përbashkëta dhe shumë të dobët për të sfiduar fuqitë e mëdha”.

“BE-ja ka nevojë të forcojë themelet e saj dhe ka nevojë për korrektim të drejtimit”, tha kancelari, duke folur për vlerat themeltare, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe lirinë, ku nuk mund të ketë kompromise.

“Një objektiv i veçantë i presidencës austriake të Këshillit të BE-së është edhe zgjerimi drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Kurz.

Kancelari, që festoi sot 32-vjetorin, u shfaq shumë më proeuropain nga se ka qenë muajt e fundit.

Imigracioni ishte vetëm një çështje anësore dhe ai përmendi vetëm mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

Kur u pyet në lidhje me deklaratat e bëra nga presidenti, Alexander Van der Bellen se azilkërkuesit nuk janë çështja më e rëndësishme për momentin, Kurz tha se ai ka të drejtë.

“Çështja më e rëndësishme për Unionin për momentin është që të menaxhojë me sukses Brexit. Nëse kjo dështon, atëherë të gjithë do të marrin dëme ekonomike”, kishte deklaruar zëvendëspresidenti. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori