Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk mund të arrihet zhvillimi ekonomik nëse nuk i japin përkrahje sektorit privat.
Kurti gjatë takimit me komunitetin e biznesit të Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e biznesit kosovar” të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), tha se qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i qeverisë që e udhëheqë.
“Qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizioni i qeverisë tonë. Në programin qeverisës është përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve. Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizionin e programin ta kthejmë të realizueshëm. Ne nxisim një dialog të nevojshëm për zhvillimin, punësimin dhe investimin. Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat”, tha Kurti.
Ai para sektorit privat tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të ndihmuar një sektor privat të qëndrueshëm.
“Sipas vlerësimit të BQK-së ka një rritje ekonomike prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor, krahasuar me një vit të ardhurat janë shtuar për 33 përqind, eksportet me 68 përqind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur”, ka shtuar ai.
Ministrja Rozeta Hajdari tha se është tejet e rëndësishme dialogu në mes qeverisë dhe bizneseve private në Kosovë.
Ajo ka përmendur se si qeveri kanë ndërmarrë një sërë nismash ligjore për t’i dalë në ndihmë bizneseve në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi