Lideri i Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti po merr pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste që është duke u mbajtur në selinë e OKB-së në Gjenevë.
Në këtë Këshill marrin pjesë parti politike socialdemokrate nga mbarë bota.
Në një fjalim që ka mbajtur në këto punime Kurti ka folur për Lëvizjen që ai udhëheq duke thënë se është parti e majtë që i kundërvihet qeverive neoliberale që kanë sunduar vendin në dy dekadat e shkuara.
“Si popull ne kemi dalë prej një kolonizimi që zgjati 100 vjet, kemi dalë prej luftës në fund të viteve 90, dhe i kemi mbijetuar një gjenocidi. Prandaj, si një Lëvizje politike, nuk kemi asnjë dyshim se ne jo vetëm që do mbijetojmë ndaj qeverisjes aktuale autoritare në Kosovë, por do të jemi fitimtarë”, ka thënë Kurti.
Një pjesë e fjalimit të Kurtit:
Pothuajse gjysma e popullsisë tonë është lënë e papunë, ndërkohë që vetëm 1 në 8 gra të Kosovës kanë vend pune. Përmes modelit tonë ekonomik neo-Keynesian, përmes shtetit zhvillimor, ne jo vetëm që do ta luftojmë papunësinë; ne do të garantojmë të drejtat e punëtorëve, do të forcojmë sindikatat dhe do të mundësojmë kontratat kolektive, do të zvogëlojmë orët e punës dhe do të rrisim rrogën minimale dhe sigurinë në punë, do të luftojmë korrupsionin dhe do të rishpërndajmë të ardhurat në mënyrë të drejtë, përmes taksimit progresiv. Ky ndryshim do të thotë 24 orë ujë i pijshëm në çdo shtëpi; strehim social për të pastrehët; kanalizime dhe infrastrukturë për periferitë e parregulluara të qyteteve. Arsim e shëndetësi cilësore dhe falas, sepse këto nuk janë mallra për treg, janë të drejta që çdo qytetar duhet t’i gëzojë.
Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, e deri më sot është njohur nga 113 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor të pavarësisë që ne kemi shpallur, dhe Kosova sot është anëtare e FMN-së, Bankës Botërore dhe shumë organizatave ndërqeveritare, duke përfshirë dhe FIFA-n.
Ne synojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, sepse duam të japim kontributin tonë për një Evropë më sociale. Megjithatë, nuk jemi duke punuar vetëm për njohjet e jashtme për pavarësinë tonë. Ne kemi luftuar për lirinë tonë të përbashkët, por liria nuk lidhet veç me sovranitetin e jashtmë. Liria është edhe përgjegjësi, e jashtme ndaj vendeve të tjera, dhe e brendshme ndaj gjithë qytetarëve tanë. Përgjegjësia e çdo vendi dhe e çdo qeverie; që do të jetë edhe jona kur të jemi në qeveri, është të sigurojë të drejtat politike e ekonomike, sociale e kulturore të njerëzve, pa asnjë diskriminim.
Njerëzit në vendin tonë prej shumë kohësh po shpresojnë në këtë ndryshim, dhe janë duke u organizuar. Vitin e shkuar, në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja jonë e dyfishoi mbështetjen dhe fitoi pjesën më të madhe të votave krahasuar me çdo parti tjetër politike. Si një Lëvizje politike ne i fituam zgjedhjet, por na e penguan ardhjen në qeverisje, me taktikat e orëve të fundit të pushtetarëve dhe me koalicionet joparimore të partive të djathta. Megjithatë rezultatet zgjedhore na treguan se e vetmja gjë që mundën të bëjnë, ishte të blenin pak kohë. Rënies së tyre i ka ardhur koha qëmoti. Socialdemokracia shumë shpejt do të fitojë. VV do të jetë qeverisësja e ardhshme e Kosovës.
Dua t’ju ftoj të gjithëve në Kosovë, që ta shihni ndryshimin që ka për të ardhur në një vend të vogël që nuk pranon të ketë për fat determinizmin neoliberal. Vizitojeni Kosovën që të takoheni me popullin tonë, të mësoni mbi betejat e shpresat tona, që besoj se për nga vlerat janë të ngjashme me betejat e shpresat tuaja. Dëshiroj t’ju ftoj secilin prej jush, ata që vijnë prej vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por edhe ata që ende nuk e kanë njohur. Ne dëshirojmë të kemi mundësinë të njihemi me ju, të mësojmë prej njëri-tjetrit, dhe të çojmë përpara betejën kundër pabarazisë, për drejtësi shoqërore e ndërkombëtare.
Ndryshe, në agjendën e punimeve të Këshillit do të trajtohet kontributi i social-demokracisë në zgjidhjen e konflikteve për siguri dhe paqe ndërkombëtare, tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohet demokracia nëpër botë për të fituar lirinë dhe të drejtat për të gjithë, si dhe përgjigja e bazuar mbi vlerat dhe parimet globale në lidhje me krizën aktuale të refugjatëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A