Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen festive për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri i vendin Albin Kurti, në fjalimin e tij ka uruar të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë, transmeton Telegrafi.
“Sivjet shënojmë edhe dy përvjetorë të rëndësishëm, 26-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 25-vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi i Serbisë. Përvjetorë të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, që rëndom mund të mos kemi kohë t’i bëjmë gjatë ditëve të tjera të vitit, kur jemi shumë të zënë me urgjencat e përditshme me të cilat duhet të ballafaqohemi.
Nga kemi ardhur? Ku jemi? Dhe nga po shkojmë? Këto janë pyetje që në këto raste i shtrojmë secili veç e veç por edhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra-tjetrën. Në fakt, kjo nuk do të kishte qenë shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike.
Andaj, ato që do të ofroj në vijim le të trajtohen si përgjigjet e njërit prej jush, paçka se sot jam i veshur me petkun e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të Kryeshërbëtorit tuaj”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit tha se vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter anti-kolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare.
“Ne i mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të. Pas luftës shkatërruese të viteve 1998-99 ne rindërtuam shtëpitë tona. Me mbështetjen nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror”, tha ai.
“Ne qëndrojmë krenarë, sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse ditën kur u shpall, gjashtëmbëdhjetë vite më parë, ashtu edhe sot, si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.
Andaj, sot ne festojmë, e urojmë e përgëzojmë, jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet jo shumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazezët, kroatët e të tjerët. Andaj, urime të gjithëve pavarësia e Republikës së Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët”, tha ai.
Ai tha më tej se sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojnë për idealet dhe synimet, duke ruajtur kujtesën mes brezave e duke kultivuar vazhdimësinë historike dhe institucionale.
“Të angazhohemi e përkushtohemi përditë, duke marrë shembuj e forcë nga paraardhësit tanë, ata e ato që punuan e sakrifikuan shumë për liri, për ditë të mira sikur kjo, e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë.
Teksa festojmë ditëlindjen e shtetit tonë, edhe përkujtojmë secilën jetë njerëzore të dhënë, gjakun e derdhur, përpjekjet e vetëmohimin për të mirën e përbashkët të këtij vendi, për ruajtjen e jetës dhe për jetesën e mirë për të…
U jemi falënderues të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën tonë çlirimtare dhe në procesin tonë të pavarësisë. Mirënjohje e veçantë partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin tonë të përbashkët të konsolidimit të shtetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues.
Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë! Ne i dalim zot!”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A