Kurti uron Friedrich Merz për zgjedhjen si kancelar i Gjermanisë

Udhëheqësi konservator, Friedrich Merz, është zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë nga Parlamenti të martën në një rundin e dytë të votimit, disa orë pasi kishte dështuar të emërohej në votimin e parë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz.
Merz u zgjodh sot me shumicë votash në Bundestag, duke marrë zyrtarisht drejtimin e qeverisë gjermane.
Me këtë rast, Kurti e ka përgëzuar atë përmes një mesazhi publik, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy shteteve.
“Urimet më të ngrohta për Friedrich Merz për marrjen e mandatit. Shtetet tona janë të lidhura thellë mbi vlerat e ndara dhe vizionin e përbashkët për Evropën. Mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Kurti.
Gjermania konsiderohet një nga partnerët kryesorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare, me mbështetje të vazhdueshme në proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit./Telegrafi/

















































