LAJMI I FUNDIT:

​Kurti tregon prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti, nuk përmend dialogun me Serbinë

​Kurti tregon prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti, nuk përmend dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti.

Kurti para kabinetit qeveritar, tha se prioritet në mandatin e fundit qeverisës do të jetë ngritja e kapaciteteve mbrojtëse, reforma në drejtësi, reforma pensionale dhe finalizimi i autostradës Gjilan-Prishtinë, por nuk përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

Krahas kësaj, ai në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, tha se në politikën e jashtme, prioritet është anëtarësimi në Këshill të Evropës.


“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve këtë vit do të vazhdojë me reformën pensionale. Rikujtojmë se vitin e kaluar krijuam skemën pensionale parciale, kontributive për pensionistët të cilët u patën përjashtuar nga puna gjatë viteve të 90-ta. Prioritet do të ketë edhe sa i përket procesit të fiskalizimit, përmes të cilës do të rrisim formalizmin e ekonomisë dhe reformën në prokurimin publik për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike”.

“Për MINT-in angazhim prioritet do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes përmes shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjen e mbikëqyrjes së tregut…Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë, andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet. Vetingu po merr rrugë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky proces është domosdoshmëri që po na dëshmohet çdo ditë, krahas tij dhe teksa presim tash e 11 muaj për vendim të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, luftën kundër korrupsionit këtë vit do të bëjmë edhe përmes themelimit të byrosë për konfiskimin civil dhe funksionalizimit të task-forcës antikorrupsion”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, krahas blerjes dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, prioritet do të jetë edhe bashkëpunimi me aleatë.

“Në këtë vit, rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i ministrisë së Mbrojtës. Për një fillim të mbarë, në fillim të këtij viti ne morëm konfirmimin nga DASh se ka pranuar kërkesën tonë për të blerë sistemin anti-tank Javelin. Për gjatë vitit krahas blerjes dhe investimeve të tjera, në fushën e mbrojtjes do të jetë prioritet edhe bashkëpunimi me aleatë”, theksoi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori