LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se me Lajçakun bisedoi për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit

Kurti thotë se me Lajçakun bisedoi për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Qeveria, në këtë takim u diskutua për aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, përfshirë respektimin e procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Qeveria thotë se mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.


Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Lajçak pas takimit me Kurtin: Pyetja e vetme është kur do të implementohet marrëveshja për normalizim Kosovë-Serbi

Ndërkaq, Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti edhe për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.

Banka Qendrore e Kosovës e nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.

Lajçak është pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së.

“Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por dua të veproj si zëvendës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”.

“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori