Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “kush ka menduar se tetë vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë?”.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar prseidentin Thaçi, duke thënë se “leximi që GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi. E, regresioni i këtij po vazhdon me shpejtësinë e njëjtë të vrapimit që ai bën pas Serbisë e Vuçiqit”.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e i cili goditi rëndë Serbinë ndërkombëtarisht, do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë? Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas atij të vendimi te GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid?
Më 22 korrik 2010, saktësisht 8 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) dha verdiktin e saj se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Në tetor të vitit 2008, me kërkesë të Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ftuar GjND-në ta japë mendimin e vet këshillues mbi atë nëse shpallja e njëanëshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ftesën për GjND e kundërshtuan aleatët e afërt të Kosovës, ndërkohë që abstenuan vende që e njohin Kosovën. Kërkesën e Serbisë për të ftuar GjND-në e mbështetën kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën, dhe, sajë disa mungesave, ato e patën shumicën. Kompozimi i Asamblesë së Përgjithshme, bashkë me pasivitetin dhe paaftësinë e qeveritarëve të Kosovës, mundësuan pra, jo gjykimin e Serbisë fajtore për krime lufte e gjenocid, por gjykimin e së drejtës së Kosovës për pavarësi e sovranitet.
GjND-ja atëbotë radhazi shprehu qëndrimet e saj që nuk ka pse të mos e jep një mendim për këtë çështje, që nuk ka ndalesë të përgjithshme në ligjin ndërkombëtar për të shpallur pavarësinë, që Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë pjesë të ligjit ndërkombëtar, se ata që e shpallën pavarësinë nuk e konsideronin veten, thjesht, njerëz të IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-së atëbotë e konfirmonte këtë gjë, se KS i OKB-së në bazë të R1244 nuk e kishte të rezervuar të drejtën për përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe se, përfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratës së pavarësisë.
Duhet të vihet në dukje që Deklarata e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 përmban një moment emancipues të rëndësishëm, të cilin një qeveri me vullnet politik tjetërfare do të mund ta mobilizonte progresivisht në drejtim të heqjes graduale të kufizimeve të vendosura përmbi të, si pasojë e një kompromisi ndërkombëtar çfarë ishte pakoja e Ahtisaarit. Ky moment emancipues është pikërisht fjalia e parë e deklaratës, aty ku thuhet “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Pikërisht në këtë moment ndodh vetëtransformimi i Kuvendit të Kosovës nga një Institucion i Përkohshëm Vetëqeverisës (IPVQ) nën UNMIK-un në një institucion të popullit dhe shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Nuk është e rastësishme që edhe GjND-ja e veçoi këtë moment si argumentin kryesor në përgjigjen e saj negative në pyetjen se a e ka shkelur Deklarata e Pavarësisë ndonjë ligj ndërkombëtar. Siç arsyeton vendimi i GJND-së, këtu nuk mund të flitet për tejkalim qoftë të ligjit të përgjithshëm ndërkombëtar qoftë atij special (si p.sh. R1244) sepse institucionet që shpallën pavarësinë nuk ishin ato që i rregullonte R1244 – pra, nuk ishin IPVQ; ato u vetëtransformuan, përmes vetë aktit të shpalljes, në organe të shtetit të pavarur të Kosovës dhe si të tilla nuk mund të konsideroheshin më përgjegjëse ndaj R1244. Natyra performative e aktit të shpalljes, që karakterizon universalisht çdo akt shpallës, nuk i mungoi as shpalljes së 17 shkurtit; madje, nga perspektiva e ligjit ndërkombëtar, e shpëtoi atë nga të konsideruarit si një akt i jashtëligjshëm.
Por çfarë ka ndodhur më pas? Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues të Deklaratës së Pavarësisë. Duke pranuar bisedime të vazhdueshme me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë pranuar të ulen në tryezë bisedimesh me dy entitete (Serbia në njërën anë, BE-ja në anën tjetër) të cilat ose janë armiqësisht kundër vetë qëllimit themelor të asaj shpalljeje (rasti i Serbisë) ose janë neutral karshi të njëjtës (rasti i BE-së).
Leximi që GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi. E, regresioni i këtij po vazhdon me shpejtësinë e njëjtë të vrapimit që ai bën pas Serbisë e Vuçiqit”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Andonovski: Rama mendoi të bllokonte “TikTok-un”, por shikoj se është tërhequr](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Stefan-Andonovski-380x233.png)
Andonovski: Rama mendoi të bllokonte “TikTok-un”, por shikoj se është tërhequr
![Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumiri-380x233.jpg)
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë
![Sfida në “TikTok” me paracetamol, Taravari: Nuk kam informacione që ka raste në Maqedoni, çdo ilaç ka efekte anësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-23-380x233.png)
Sfida në “TikTok” me paracetamol, Taravari: Nuk kam informacione që ka raste në Maqedoni, çdo ilaç ka efekte anësore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-17-e1739167854737-780x439.png)
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?
![Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476495917_551811047883770_7989544680462054404_n-780x439.jpg)
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën
![Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-2-780x439.jpg)
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve
![Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumiri-780x439.jpg)
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe