Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Ambasadorja e uroi kryeministrin për formimin e qeverisë duke i dëshiruar sukses në qeverisje.
“Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina, dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda.
Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik – me fokus në industrinë e përpunimit të drurit. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan nevojën e investimeve të reja, dhe diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit mes investitorëve finlandezë dhe ndërmarrësve të Kosovës në Finlandë”, thuhet në njoftim.
Kurti dhe ambasadorja Stjernvall folën edhe për rëndësinë e përmirësimit të nivelit të arsimit në vend dhe gjithëpërfshirjen në arsim. Po ashtu, shqyrtuan mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira të sistemit arsimor të Finlandës dhe për fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në procesin arsimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze