LAJMI I FUNDIT:

​Kurti takohet me Bulliqin, premton mbështetje

​Kurti takohet me Bulliqin, premton mbështetje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka vizituar sot kryetarin e ri të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi me të cilin ka biseduar rreth situatës me pandemi dhe planet e qeverisjes së re komunale.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i Podujevës përmes një postimi në Facebook.

“Kryetarin Kurti, e njoftova rreth situatës me pandeminë në komunën tonë dhe masat e menjëhershme që kemi ndërmarrë për të shtuar kapacitetet për trajtimin e pacientëve të infektuar. Temë e bisedës ishin edhe vendimet e para që kemi marrë si qeverisje e re komunale dhe vendimet e ardhshme që janë në planin tonë për të mundësuar shërbime më të mira për qytetarë tanë. Kryetari Kurti na uroi për fillimin e punës dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për punët e mira që do të bëhen në qytetin tonë”, shkruan Bulliqi.


Ndryshe, Shpejtim Bulliqi u zgjodh kryetar i ri i Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme qysh në raundin e parë, duke i marrë kështu Lidhjes Demokratike të Kosovës bastionin e qeverisur nga kjo e fundit për njëzet vjet me radhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori