LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Raporti i Qeverisë për bisedimet me Serbinë që pesë muaj mbahet i bllokuar

Kurti: Raporti i Qeverisë për bisedimet me Serbinë që pesë muaj mbahet i bllokuar

Qeveria e Kosovës në korrik kishte përgatitur një raport rreth marrëveshjeve të arritura ndër vite në bisedimet me Serbinë – i pari i këtij lloji prejse kanë filluar bisedimet.

Në raport kanë qenë renditur të gjitha marrëveshjet e arritura, historikun e tyre, implementimin deri tani, problemet e shfaqura dhe sfidat që paraqet secila marrëveshje veç e veç.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka rikujtuar raportin qeveritar për të cilin thotë se janë bërë pesë muaj që raporti është i bllokuar.


Sipas Kurtit ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të dërgohet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim.

“Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqesh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori