LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret ekipin e xhudos në Prishtinë, krenar me të arriturat në Paris 2024

Kurti pret ekipin e xhudos në Prishtinë, krenar me të arriturat në Paris 2024

Ekspedita e xhudos ka arritur tashmë në Kosovë, pas suksesit të arritur në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Për t’i pritur ata, në një organizim në sheshin Xhorxh Bush – kishte dalë edhe Kryeministri i vendit tonë, Albin kurti.

Kreu i Qeverisë është shprehur krenar për atë që arritën Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, që fituan medaljen e argjendtë, respektivisht të bronztën.


“Jemi para jush me një ekip të shkëlqyer kampionësh, që na bën krenar anë e mbanë kudo që shkon, nga Rio në Tokio e nga Tokio në Paris”, ka thënë fillimisht Kurti.

“Prijës të sukseseve tona në Olimpiadën e Parisit ishin dy xhudistet tona, Distria Krasniqi e Laura Fazliu.

“Me shumë punë e me më shumë disiplinë e gjithnjë me përkushtim, ekipi jonë i xhudos arrit që ta mbajë traditën si shtet për të fituar medalje olimpike në secilën olimpiadë që kemi marrë pjesë deri tash”.

“Dikur dukej imagjinare që Kosova të triumfojë kundër superfuqive botërore, mirëpo tani ky fakt është bërë realitet bindës të cilin të gjithë ne po e gëzojmë e rajoni e më gjerë po e vlerëson.

“Këto rezultate kurrsesi nuk janë të rastësishme. Së bashku me kontributin e të gjithëve e më së shumti nga Federata e Xhudos krijuam kampionë olimpikë dhe do të vazhdojmë të krijojmë në të ardhmen. U jemi mirënjohës përjetësisht”.

“Vazhdoni të punoni sepse ëndrrat e mira asnjëherë nuk kanë fund”, ka shtuar më tej Kurti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori