LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret ambasadorin Mazanek, vlerëson lartë ndihmën e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën

Kurti pret ambasadorin Mazanek, vlerëson lartë ndihmën e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën

Kryeministri i Kosovës priti ambasadorin çek në ditën kur Republika Çeke përkujton mbylljen e universiteteve çeke pas trazirave që pasuan nga varrimi eistudentit Jan Opletal, në vitin 1939, dhe përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, në 1989.

Ky takim pasoi një takim të mëparshëm në një pritje të mbajtur më 28 tetor ku u shënua Dita Kombëtare e Republikës Çeke.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Mazanek diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, shkëmbimet tregtare, siguria dhe mbrojtja, diplomacia parlamentare dhe kultura.


Kryeministri Kurti nënvizoi se Presidenca çeke e Këshillit të BE-së gjatë vitit të kaluar ka qenë ndër më të suksesshmet.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës në objektivat strategjikë të Kosovës siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe marrja e statusit të vendit kandidat për avancim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai falënderoi ambasadorin Mazanek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën.

Bohumil Mazanek e siguroi kryeministrin Kurti për mbështetjen e qeverisë çeke për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, në rrugën e tyre për në BE.

Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime popullit çek për humbjen e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Karel Schwarzenberg një politikan i rëndësishëm i pasluftës, ish-ministër i Jashtëm (dhe gjithashtu kancelar, zëvendëskryeministër, senator dhe deputet)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori