Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi pas raportit të Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit ku Kosova është përmirësuar për tri pikë dhe 17 vende në renditje. Edhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ka thënë se rekomandimet e raportit të Transparency International, do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po marrin sinjale optimiste në zotimin e tyre për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, ku veprimet e qeverisë së tij po vlerësohen pozitivisht nga Transparency International.
“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Ndërsa drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ka thënë se rekomandimet e raportit të Transparency International, sipas të cilit Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në një komunikatë për media të AKK-së, thuhet se Buleshkaj është zotuar se AKK do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International.
“Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj, është zotuar se AKK do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International, duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve. Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit”, ka thënë Buleshkaj.
Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, ku Kosova ka shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita, nga pozita 104 që ndodhej vitin e kaluar këtë vit shteti ynë renditet në pozitën e 87-të.
Përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit e kanë përshëndetur zyrtarë të BE-së e ambasadorë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e quajti këtë përparim të Kosovës si një shpërblim të vogël për të gjithë.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka përshëndetur këtë arritje të Kosovës.
“Lajm i mirë! Kosova bën përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit! Në indeksin e Transparency International, Kosova është përmirësuar me 17 vende dhe tani renditet në vendin e 87-të. Është inkurajuese që Kosova më në fund filloi të ecë në bisedime për të luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni kështu! Kosova ka mbështetjen e plotë gjermane”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Ambasada franceze e ka quajtur lajm të mirë përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se Franca e mbështet plotësisht Kosovën në këtë sferë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës