LAJMI I FUNDIT:

Kurti njofton rikthimin e furnizimit me ujë për zonat e prekura nga sulmi në Ibër-Lepenc

Kurti njofton rikthimin e furnizimit me ujë për zonat e prekura nga sulmi në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu ka njoftuar se pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, është rikthyer furnizimi me ujë.

Duke rishpërndarë postimin e ministres Artane Rizvanolli, Kurti ka shkruar se prurjet e ujit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë për Termocentralin “Kosova B”.

Ai po ashtu bëri të ditur se furnizimi me ujë është normalizuar për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.


Kryeministri Kurti theksoi se ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, ndërsa pritet që shumë shpejt të normalizohet edhe furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori