LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me bashkatdhetarët, tregon projektet që priten të finalizohen për diasporën

Kurti në takim me bashkatdhetarët, tregon projektet që priten të finalizohen për diasporën

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zv/ministren e Jashtme Liza Gashi, të shtunën mbajtën edhe një bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin që mund ta ketë mërgata në proceset shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën.

Kurti ka njoftuar se është duke punuar në krijimin e kushteve për ngritjen e investimeve nga mërgata në atdhe, dhe për transferim të dijes e përvojës nga mërgata në Kosovë.

“Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë, e ne i kemi tre ministra që i janë bashkangjitur qeverisë sonë pikërisht nga diaspora. Ministra e Shëndetësisë, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë tre veprimtarë të çështjes kombëtare, profesionistë të dalluar, të cilët janë në kabinetin tonë qeveritarë”, tha ai.


Sipas tij, brenda vitit pritet finalizimi i ligjit të ri për diasporën dhe strategjia për angazhimin e diasporës.

“Do ta trajtojmë edhe çështjen e votës jashtë vendit në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos mbahen sikur në të kaluarën kur duhet të votohet para se të bëhet fushata shumë më herët përmes postës ose duhet paguar biletat e shtrenjta të aeroplanit për Kosovë”.

“Mërgata jonë gjithmonë është e mirëseardhur mirëpo kemi për detyrë që shërbimi ynë i jashtëm, përfaqësitë tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat të mundësojnë edhe shërbimin e votës prej jashtë vendit”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu përmendi koncept dokumentin për mësimin plotësues jashtë vendit.

“Grupin punues ndërinstitucional për të adresuar sfidat që i kemi përpara për anëtarësimin në Byronë Evropiane për Kartonin e Gjelbër; Lansimin e nismës ‘Shijo Kosovën’ që për qëllim ka bashkëbisedim me pjesëtarë të diasporës që janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë; Letrat me vlerë të Thesarit; Programi për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora”, tha Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori