Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharajve me rastin e shënimit të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.


"28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së", u shpreh Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, sipas kumtesës për media të kësaj partie. /Telegrafi/

46886279 10155555321712000 2786044928709361664 o

46886283 10155555322007000 6654112975365865472 o

46888125 10155555320897000 3318695361031176192 o

46958444 10155555320287000 2743887690100375552 o