LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Ndërmarrjet amerikane ta zgjerojnë strategjinë e tyre në Kosovë

Kurti: Ndërmarrjet amerikane ta zgjerojnë strategjinë e tyre në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim virtual me Joshua Bolten, kryeshef ekzekutiv i Business Roundtable, shoqatë e cila përfaqëson kryeshefat ekzekutivë të kompanive kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja.

Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në avancimin e parimeve demokratike dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, që është pasqyruar në ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.


Kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që ka Kosova, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore.

Në takim u diskutuan mundësitë që Business Roundtable të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjeve amerikane. U bë ftesë që ndërmarrjet amerikane ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori