Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpriti fituesit e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit, një iniciativë e organizatës TOKA për ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë një nismë e rëndësishme që ka për qëllim mirënjohjen dhe promovimin e kontribuesve të jashtëzakonshëm në fushën e vullnetarizmit, duke përfshirë individë dhe subjekte të ndryshme që kanë punuar për ndryshimin pozitiv në komunitet.
Në këtë ngjarje u shpërndanë çmime për disa kategori, ndër të cilat fituesit ishin Gazmend Hasani, “Vullnetari më Guximtar i Vitit”, Dion Istrefi, “Vullnetari më Kreativ i Vitit”, dhe Viola Maksuti, “Vullnetarja e Vitit”,thuhet në njoftim.
Kurti ka theksuar rëndësinë e vullnetarizmit për zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e angazhimit aktiv të qytetarëve, veçanërisht të rinjve. “Vullnetarizmi është një angazhim që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet individëve dhe grupeve të ndryshme shoqërore,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
“Kryeministri Albin Kurti e ka përkrahur fushatën e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit 2024 me një video promovuese ku kishte bërë thirrje për nominim të qytetarëve dhe subjekteve që janë angazhuar apo kanë përkrahur vullnetarizmin në vend. Si një nga hisedarët e fushatës, Zyra e Kryeministrit e përfaqësuar nga Mirlinda Lushtaku, Zyrtare e Lartë për Koordinim të Politikave në Sekretariatin Koordinues Qeveritar, kishte marrë pjesë në vlerësimin e nominimeve. Ndërkaq në konferencën e shpalljes së fituesve më 5 dhjetor 2024 kishte marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Vjosa Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim i Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit