Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë pas emërimit si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Kurti e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke vënë theksin te përpjekjet për integrim evropian dhe reformat institucionale. Ai e cilësoi Kosovën si një shembull të zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik që ecin paralelisht.
Gjatë takimit, kryeministri vuri në pah Planin e Rritjes si instrument kyç për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e integrimit në BE.
Ai theksoi arritjet e Qeverisë, përfshirë rritjen e nivelit të zbatimit të agjendës së reformave ERA II në 72%, nga 45% sa ishte në qeveritë e kaluara, si dhe përmirësimin e zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) në 66.12% për vitin 2023.
Në takim u diskutua edhe për sulmin e fundit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, i cili ndodhi më 29 nëntor.
Ky sulm ishte i treti brenda tri ditësh, duke pasuar sulmet në Stacionin e Policisë dhe ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Zveçanit.
Kryeministri e konsideroi këtë një nga sulmet më serioze ndaj sigurisë kombëtare, krahas sulmit paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë.
Hetimet për sulmet janë duke vazhduar dhe indiciet sugjerojnë përfshirjen e aktorëve të jashtëm, duke përfshirë armë dhe uniforma të origjinës serbe dhe ruse të konfiskuara nga autoritetet.
Kurti bëri thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkoi përshpejtimin e pranimit të pyetësorit dhe të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Nga ana tjetër, eurodeputeti Riho Terras falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës