Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se Kosova ka mbetur e palëkundur krah aleatëve të saj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera demokratike perëndimore, që janë bashkuar në dënimin e agresionit rus.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë këtyre dy viteve luftë, populli ukrainas dhe Ukraina kanë pësuar humbje në njerëz dhe dëme materiale të pallogaritshme.
“Qindra mijëra ushtarë dhe mijëra të tjerë civilë janë vrarë dhe plagosur, kurse disa milionë ukrainas janë zhvendosur brenda dhe jashtë Ukrainës. Fshatra dhe qytete të tëra janë rrafshuar dhe janë shfarosur, teksa përveçse në fushëbeteja, shumë jetë njerëzore janë shuar mes gërmadhave të shtëpive të banimit, shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës civile. Shumë vite kohë dhe shumë punë e investime, do të duhen në të ardhmen për ta rimëkëmbur Ukrainën kur lufta të ketë përfunduar”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Më tej Kurti, ka thënë se “në këtë periudhë dy vjeçare gjatë të cilës po luftohet në Ukrainë, Kosova ka mbetur e palëkundur krah aleatëve të saj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera demokratike perëndimore, që janë bashkuar në dënimin e agresionit rus në njërën anë dhe në mbështetjen e Ukrainës në anën tjetër”.
“Sot u bënë dy vite prej kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën duke e shkelur integritetin territorial dhe pavarësinë e saj si dhe duke i dhunuar liritë e të drejtat e popullit ukrainas. Më 24 shkurt të vitit 2022, trupat ushtarake ruse e kaluan kufirin mes Federatës Ruse dhe Ukrainës, duke u futur në territorin ukrainas dhe duke kryer një agresion të hapur ushtarak dhe të paprovokuar në një mënyrë të pashembullt në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Qysh atë ditë, nëpërmjet një deklarate publike, Republika e Kosovës dhe populli I saj e pati dënuar agresionin ushtarak rus dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse”, tha ai.
Kurti thotë se “Republika e Kosovës ka qenë një nga shtetet e para që u është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve politike, ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe i është bashkuar Deklaratës së Përbashkët të Vendeve të G7 mbi Mbështetjen për Ukrainën, e cila shprehë mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për t’i mbrojtur institucionet e saj demokratike nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë me të”.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë duke financuar një program të veçantë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për strehimin e një grupi gazetarësh ukrainas të larguar nga Ukraina për shkak të luftës, të cilët janë akomoduar në vendin tonë. Republika e Kosovës është një nga 54 shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të udhëhequr nga ShBA-ja, në kuadër të të cilit në takime të rregullta, marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
Kryeministri tha se “nga 18 janari i këtij viti, një kontigjent ushtarak i përbërë nga instruktorë të FSK-së ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku bashkë me Forcat e Armatosura Britanike, për gjashtë muaj do të trajnojnë trupa ushtarake të Ukrainës në kuadër të operacionit ‘Interflex’”.
“Në dyvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Republika e Kosovës është e pozicionuar drejt dhe do të vazhdojë të qëndrojë kështu krah aleatëve të saj dhe veçanërisht ShBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën për ta mbështetur dhe ndihmuar popullin dhe shtetin ukrainas për ta mbrojtur territorin dhe pavarësinë e Ukrainës në luftën e drejtë përballë agresionit rus. Duke e mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën, bashkë me vendet e botës demokratike e mbështesim lirinë e popujve tanë, pavarësinë dhe pacënueshmërinë e shteteve tona si dhe vlerat demokratike. Aq më tepër që agresioni rus dhe lufta në Ukrainë, u ka dhënë guxim shteteve autoritare në rajon, me pretendime hegjemoniste ndaj fqinjëve. Por ashtu siç nga ajo anë kanë marrë guxim, nga ana jonë dhe e aleatëve tanë kanë marrë shembull, prej reagimeve profesionale dhe vigjilencës së strukturave të sigurisë së Kosovës të mbështetura nga aleatët e saj”.
“Me trimërinë e popullit dhe ushtarëve të saj si dhe me përkrahjen e aleatëve nga bota demokratike, Ukraina duhet të ngadhënjejë mbi ushtrinë ruse dhe agresionin e Rusisë në territorin saj. Rusia si shtet dhe presidenti despotik i saj Putin, duhet të përgjigjen para gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rusia duhet luftuar, dhe Ukraina duhet ndihmuar, deri në fitore. Fitore Ukrainës! Slava Ukraini!”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës