LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kombinati ‘Trepça’ është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin

Kurti: Kombinati ‘Trepça’ është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori sot pjesë në manifestimin “31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti duke kujtuar 20 shkurtin e vitit 1989, kur rreth 1,300 minatorë u ngujuan thellë nën tokë për 8 ditë rresht, me 10 kërkesa për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese, tha se greva e minatorëve u bë motori i lëvizjeve për rezistencë.

“Guximi i minatorëve do t’u jepte zemër fillimisht studentëve e intelektualëve e mandej edhe Ushtrisë Çlirimtare, ku shumë minatorë do të bëheshin edhe luftëtarë lirie e jo pak i kemi edhe dëshmorë kombi sot”, tha kryeministri Kurti.


Më tej, ai theksoi se 31-vjetori i grevës së minatorëve, kujtohet si një ngjarje e cila ruhet në mendjen tonë popullore si një ngjarje e cila ka zgjuar dhe ka unifikuar një popull rreth mbrojtjes së identitetit kombëtar e kulturor, rreth ruajtjes së pasurive dhe punës sonë.

“31 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar në botë por shumë pak këtu në Trepçë. Këtu sikur koha ecën ngadalë e me zor. Punishtet kanë mbetur ashtu si ishin, pa investime e pa mirëmbajtjen e duhur. Prodhimtaria është e mangët e minatorët janë rralluar e moshuar”, tha ai Kurti, duke shtuar se tani është një qeveri, e cila do të kujdeset për pasuritë publike, ngase Trepça është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori