LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në konferencën me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me synimin e ndarjes së praktikave më të mira dhe forcimit të bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se qëndrueshmëria dhe gatishmëria janë domosdoshmëri shtetërore dhe kombëtare.

“Qëndrueshmëria është aftësia jonë për të parashikuar, përballuar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje, qofshin ato fatkeqësi natyrore, akte të qëllimshme kundër infrastrukturës kritike apo sfida të tjera që vënë në rrezik qytetarët e Republikës dhe sovranitetin e shtetit. Kjo nënkupton jo vetëm reagimin, por edhe përgatitjen për çdo situatë të mundshme, duke minimizuar rreziqet dhe maksimizuar mbrojtjen e burimeve tona jetike”, deklaroi ai.


Për këtë aspekt, gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar Qëndrueshmërinë tonë Kombëtare, sikurse përgatitja e hartimit të draft konceptit dhe më pas miratimi i tij në Qeveri në shtator të vitit të kaluar, investimi në infrastrukturën strategjike, përmirësimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme dhe ngritja e kapaciteteve për reagimin emergjent ndaj krizave.

“Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë, nëpërmjet blerjeve të qëndrueshme ushtarake, kemi rritur jo vetëm gatishmërinë tonë për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e vendit, por edhe aftësinë për të parandaluar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje. E në këtë aspekt besoj që qëndrueshmëria jonë kombëtare ka traditë të thellë historike, pra ajo çfarë duhet të bëjmë në shekullin XXI-të dhe posaçërisht në këtë dekadë është që këtë qëndrueshmëri tonën kombëtare ta përshtatim për avancimet tona të jashtëzakonshme teknologjike të shekullit XXI dhe sidomos institucionet e shtetit të jenë të sinkronizuara edhe karshi sfidave por edhe përbrenda me njëra tjetrën”, shtoi kryeministri.

Republika e Kosovës vazhdon që të gjitha përpjekjet e saj t’i bashkërendojë e t’i bëjë këmbëngulëse në drejtim të anëtarësimit në NATO. Ashtu sikurse aleatët e NATO-s, kryeministri tha se u jemi përkushtuar shtatë kërkesave bazë për Qëndrueshmërinë kombëtare duke i inkorporuar këto kërkesa në Planin e Reagimit Kombëtar.

Kryeministri Kurti tha se do të fuqizohen edhe më shumë katër shtyllat kyçe të qëndrueshmërisë: parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen nga goditjet.

“Do të sigurohemi që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në burime, trajnime dhe mbështetje për të ndërtuar kapacitete lokale qëndrueshmërie. Për ne, një shoqëri e qëndrueshme është ajo që kujdeset për të gjithë – pa lënë askënd prapa”, përfundoi kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori