Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 26 vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit ka thënë se jeta e tyre ka qenë lavd për dashurinë e për lirinë e Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Fehmiu e Xheva kanë vdekur për atë që jetuan, për lirinë e Kosovës.
Kurti ka shtuar se ata kanë qenë “një çift i kulluar” dhe se siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri ata u bënë bashkë edhe për lirinë e Kosovës.
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë! Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shkruar edhe për rënien heroike të Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës.
“Më 22 shtator të vitit 1998, gjatë luftimesh me forcat armike serbe në Gradinë, Fehmiu dhe Xheva ranë dëshmorë me dy nga bashkëluftëtarë të tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatime Hetemi ishte një vajzë me prejardhje nga Bistrica e Shalës së Mitrovicës, e cila qysh në javët e para të luftës në Kosovë, u mobilizua duke e veshur uniformën e UÇK-së, siç shihet në një fotografi bashkë me Xhevën, mbushur me pamje guximi dhe vendosmërie”, shkroi Kurti.
Kurti ka thënë se heroi Shefqet Zeka një muaj pa rënë dëshmor ka shkruar se “Liria dhe Pavarësia janë më të shtrenjtë se jeta”.
“I sapo bërë 21-vjeçar, Shefqet Zeka (1977) nga Prishtina, ra atë ditë të martë duke luftuar bashkë me Fatimen, me Xhevën dhe me Fehmiun. Në një letër të shkruar me dorë prej tij rreth një muaj më parë, më 26 gusht 1998, Shefqeti ndër të tjera thoshte: “Kosova digjet flakë, Kosova gjëmon nga artileria e pushtuesit serb, Kosova masakrohet në mënyrën më barbare nga kriminelët serbë. Kosova para etnocidit. Kosova i mbush fushat me varre, rrugët me gjak shqiptari. Liria dhe Pavarësia janë më të shtrenjtë se jeta!” Këto konstatime dhe këto fraza aq të qarta politike të shkruara nga Shefqeti, janë dëshmi e shkruar e bindjeve dhe idealeve politike të tij që e shtynë drejt angazhimit për lirinë e Kosovës, me jetën e tij deri në vdekje”, ka shkruar mes tjerash Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës